Banka Botërore do të investojë 210 milionë dollarë në Kosovë

Bordi Ekzekutiv i Bankës Botërore ka aprovuar Kornizën për Partneritet ndërmjet të Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore për periudhën 2017-2021. Për pesë vite pritet që Banka Botërore të investoj në Kosovë mbi 210 milionë dollarë.

Banka Botërore do të investojë 210 milionë dollarë në Kosovë

Ministria e Financave njofton se aprovimi i kësaj kornize është dëshmi e vazhdimit të mbështetjes së fuqishme të Bankës Botërore për Kosovën dhe institucionet e saja.

Korniza për Partneritet ndërmjet të Kosovës dhe Bankës Botërore ka nëntë objektiva kryesore të cilat sipas kësaj ministrie, janë të grupuara në tre fusha kryesore.

“Përmirësimi i kushteve për përshpejtimin e rritjes së sektorit privat dhe punësimit; forcimi i dhënies së shërbimeve publike si dhe menaxhimi makro-fiskal; si dhe promovimi i energjisë së qëndrueshme dhe mbrojtja e ambient”, thuhet në njoftim.

Në bazë të kësaj kornize gjatë periudhës së ardhshme pesë vjeçare, Banka Botërore pritet që të investojë në Kosovë mbi 210 milionë dollarë.

“Në dokument thuhet se në FY17 do të investohen 24 mil, në FY18, FY19, FY20 do të investohen nga 35-53 mil, kurse në FY21 rreth 40 mil, në projekte të shumta në sektorët me prioritet strategjikë për Kosovën siç janë: energjia, arsimi, shëndetësia, ujërat, mbrojtja e mjedisit, tregtia, politikat e punës, etj”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com