Banka gjermane ndikon në rritjen e aksioneve evropiane

Banka gjermane ndikon në rritjen e aksioneve evropiane

Aksionet evropiane u rritën në fillim të javës, duke zgjeruar fitimet nga seanca e mëparshme, pasi aksionet gjermane, të udhëhequra nga Deutsche Bank, u fuqizuan më tej dhe investitorët u nxitën pozitivisht nga planet e Gjermanisë dhe Kinës për të ndërmarrë masa ndaj rritjes së ngadaltë ekonomike.

Aksionet e Deutsche Bank u rritën me 3.6 për qind dhe ndihmuan që Indeksi DAX të rritet 1.1 për qind.

Sipas njoftimeve të medieve gjermane, përcjell Telegrafi, disa investitorë të mëdhenj të bankës gjermane dëshirojnë që kryetari i bordit mbikëqyrës Paul Achleitner të tërhiqet para se të përfundojë mandati i tij në 2022.

Stoqet në të gjithë Evropën u rritën gjithashtu të premten ndikuar nga një raport që qeveria e Gjermanisë do të ishte e gatshme të heqë rregullin e saj për një buxhet të ekuilibruar dhe të marrë borxh të ri për t’u kundërpërgjigjur ndaj një recesioni të mundshëm.

Banka Popullore e Kinës njoftoi gjatë fundjavës reforma kryesore në lidhje me normat e interesit për të ndikuar në uljen e mëtejshme të këtyre normave.

Indeksi pan-Evropian STOXX 600 ishte 1 për qind më i lartë, duke lënë pas nivelin e ulët të këtyre gjashtë muajve të premten, ndikuar fuqimisht nga zhvillimet pozitive në sektorin e teknologjisë.