Banka për Biznes dezinfekton ambientet e 50 bizneseve të vogla

Banka për Biznes dezinfekton ambientet e 50 bizneseve të vogla

Banka për Biznes po vazhdon të përkrah bizneset edhe në kohë pandemie dhe jo vetëm nga ana financiare. BPB ka bërë dezinfektimin e ambienteve të 50 bizneseve të vogla për t’i ndihmuar ata në luftën kundër COVID-19.

Menaxher i marketingut në BPB, Fisnik Bokshi, thotë se si bankë vazhdimisht kanë qenë në përkrahje të bizneseve. Derisa ka theksuar se përveç dezinfektimit të 50 bizneseve, ditë më parë kanë shpërndarë dezinfektues dhe pano informuese, me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, njofton Insajderi.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që po kalon biznesi kosovar si pasojë e pandemisë COVID-19. Duke pasur parasysh që ne synojmë të jemi banka numër një në Kosovë, në përkrahje të bizneseve të vogla dhe jo vetëm me shërbime financiare,kësaj radhe kemi zgjedhur një numër të bizneseve të cilëve iu kemi sponsorizuar dezinfektimin e lokaleve ku ata operojnë, që t’ju ndihmojmë në luftën kundër pandemisë. Përndryshe ky është projekti ynë i dytë i këtij lloji, pasi që kohë më parë kemi shpërndarë dezinfektues dhe pano vetëdijesuese për masat mbrojtëse kundër COVID për klientët tanë që janë biznese të vogla”, thotë Bokshi.

Ndryshe, BPB është shpallur dy vite me radhë si banka më e mirë në vend. /Insajderi.com