Banka që u plaçkit me armë në Prishtinë tregon se çka ndodhi sot

Banka që u plaçkit me armë në Prishtinë tregon se çka ndodhi sot

Procredit Bank ka njoftuar klientët e saj se sot nuk ka ndodhur plaçkitje e të hollave në degën e bankës në lagjen Lakrishte në Prishtinë, por i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të bankës.

Në njoftimin e bankës thuhet se nuk ka vend për shqetësim.

“Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në bankën ProCredit sqaron se ngjarja e sotme e plaçkitjes nuk ka ndodhur në degën e bankës ProCredit në Lakrishte por i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të lokacionit të lartshënuar”.

“ProCredit Bank siguron klientët se nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi që të gjitha mjetet e bankës janë të siguruara bazuar në legjislacionin në fuqi në Kosovë”, thuhet në njoftimin e bankës.