Ndihmë nga Bankat

Bankave u kërkohet t’i ulin kamatat e t’i ndihmojnë bizneset

Situata e krijuar me pandeminë ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë bizneset. Oda e Afarizmit po kërkon ndihmë nga bankat.

Bankave u kërkohet t’i ulin kamatat e t’i ndihmojnë bizneset

Oda e Afarizmit të bizneseve ka kërkuar nga bankat komerciale që operojnë në Kosovën që për shkak të pandemisë dhe implikimeve që ka shkaktuar tek bizneset, që t’i ulin kamatat dhe t’i ndihmojnë bizneset, njofton Insajderi.

Sipas Skënder Krasniqit, kryetari i bordit të OAK-së Skënder gjatë periudhës së pandemisë një ndër sfidat kryesore për bizneset ka qenë pamundësia e marrjes së kredive, pasi që bankat komerciale për shkak të pandemisë kanë ndaluar ofrimin e këtij shërbimi.

Njëkohësisht  shtyrja e pagesave të kamatave të kredive nuk ka nënkuptuar edhe shtyrje të interesit.

Kjo mos-shtyrje e interesit ka bërë që të rëndohet biznesi, prandaj Krasniqi theksoi që “është më se e nevojshme që shtyrja e kredive të bëhet edhe për tre muajt në vijim, ndërsa pjesa e interesit të merret përsipër nga shteti duke u subvencionuar”./Insajderi.com