Banorët e 18 fshatrave të Komunës së Vushtrrisë, që lidhen me rrugën Bukosh – Gllavotin, e cila ndonëse ka filluar të ndërtohet në maj të këtij vit" />

Banorët e 18 fshatrave të Vushtrrisë paralajmërojnë bllokimin e rrugës

Banorët e 18 fshatrave të Vushtrrisë paralajmërojnë bllokimin e rrugës

Banorët e 18 fshatrave të Komunës së Vushtrrisë, që lidhen me rrugën Bukosh – Gllavotin, e cila ndonëse ka filluar të ndërtohet në maj të këtij viti nuk ka arritur të përfundojë as faza e parë (shtresa e parë e asfaltit), do të protestojnë të dielën.

Ata kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë për një orë rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në Pestovë. Vonesat e mëdha në ndërtimin e rrugës janë bërë për shkak të mungesës së fondeve, ndonëse Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.9 milion euro për ndërtimin e kësaj rruge.

Banorët e kësaj zone kanë protestuar edhe në gusht të këtij viti, duke kërkuar që punët të përfundojnë, pasi gropat e mëdha dhe pluhuri, siç thonë ata, “janë bërë tmerr” për banorët e asaj ane. Ata disa herë janë kërcënuar se do të protestojnë nëse nuk fillon riasfaltimi i rrugës, të paktën shtresa e parë, por kërcënimet e tyre siç duket nuk janë marrë seriozisht nga Ministria e Infrastrukturës.

Për këtë arsye banorët kanë vendosur që të dielën ta bllokojnë për një orë rrugën Prishtinë – Mitrovicë, në Pestovë