Banorët në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë thonë se vazhdimisht janë sulmuar nga serbët

Banorët në Lagjen e Doktorëve në Mitrovicë thonë se vazhdimisht janë sulmuar nga serbët

Nurije Hajrizi, frikësohej për jetën e saj dhe të bijës, kur në shtëpinë e tyre e përfshiu zjarri.

Ajo në ato momente ishte vetëm me vajzën në shtëpinë e tyre, që ndodhet në Lagjen e Doktorëve në Veri të Mitrovicës.

Zonja e shtëpisë dyshon në fqinjët e saj të komunitetit serbë, pasi që nuk është hera parë që i sulmojnë.

E Lagjja e Doktorëve në Veri të Mitrovicës qysh moti është cak i sulmeve të tilla.

Në janar të vitit 2018 ishte plaçkitur edhe shtëpia e Dr. Musa Myftarit, dëshmitë për të cilat i kanë dorëzuar edhe në polici.

Për familjen Myftari edhe koha kur ka ndodhur plaçkitja është e dyshimtë.

Banorët e kësaj lagjeje thonë se ndihen të rrezikuar pasi që ka provokime dhe sulme të tilla mbi ta, nga ana e komunitetit serbë.

Edhe Bashkim Cimili, anëtar i kuvendit komunal në Mitrovicën e Veriut thotë që sulmet mbi shqiptarët e kësaj pjese janë të shpeshta.

Policia e Kosovës në Veri nuk ka dhënë detaje mbi rastin. Në një komunikatë për media thuhet që rasti është shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe se hetimet kanë nisur.

Nga pasiguria në këtë pjesë, banorët shqiptarë kanë nisur t’i shesin shtëpitë e tyre./T7