Banori i Dumnicës së karantinuar ka një thirrje për zyrtarët komunal dhe doktorët

Banori i Dumnicës së karantinuar ka një thirrje për zyrtarët komunal dhe doktorët

Armend Halimi, një banor i fshatit Dumnicë e Podujevës e cila është karantinuar pasi një banor i këtij fshati doli pozitv me koronavirus, ka shprehur mllefin ndaj zyrtarëve komunal dhe doktorëve.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se pavarësisht futjes në karantinë asnjë zyrtar komunal nuk i ka vizituar për të parë nga afër banorët e këtij fshati se si jetojnë, shkruan Insajderi.

Ai ka kritikuar edhe doktorët për mos marrjen e masave sa duhet pasi i infektuari me koronavirus ka dhjetë ditë që shetitet nëpër fshat.

Reagimi i plotë i Armend Halimit:

Nëse ka gazetarë, në vend se të harxhojnë frymë me kryeministrin sa piju uji, qe puna e juaj.?!

Dikush kompetent do duhet të marr përgjegjësinë për lëshimet që po bëhen me rastin e Dumnicës.

Nuk është lluks e as knaqësi të marrë bajraktarizmin për këtë situatë. Ky reagim po vjen nga realiteti që po e përjetojmë si banorë të kësaj zone, dhe po flas pasi po heshtet.

Pamvarësisht mediave çka thuhet, ku as njërën nuk e pamë, e vërteta është se as një zyrtar komunal nuk morri mundin të dal të vizitoj Dumnicën, dorën në zemër edhe ashtu të lënë anash prej kohësh.

Të vetmet reagime janë: u dezinfektua vetëm shtëpia e personit të identifikuar me virus, përkundër faktit që ai është qe 10 ditë këndej, dhe si masë tjetër u vendosën postblloqe policore në hyrje-dalje të fshatit, veq se nuk na kanë ngjitur tabelën ‘ vafshi në djall’.!

Doktorë, ju po na thoni se ky virus nuk identifikohet në fazat e para, pra para 10-14 dite, a duhet që të presim këto ditë për të dalur të identifikuar edhe 200 veta.?! Mos kurseni e diskriminoni.

Komunal, njerzitë edhe ashtu me situatë të përhershëme të rënduar ekonomike, a shihni nevojën e sjelljës së ndihmave, pasi na keni bllokuar.?!

Nuk është punë paniku, por realiteti që po fshehet.!  /Insajderi.com