Banori i shtëpisë së pleqve kanoset nga mbikëqyrësi

Banori i shtëpisë së pleqve kanoset nga mbikëqyrësi

Një banor i shtëpisë së pleqve në Gurakoc të Istogut ka raportuar në polici se është kanosur nga mbikqyrësi i kësaj qendre.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar, banues në shtëpinë e pleqve, ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar mbikëqyrës i kësaj qendre”, thuhet në raportin e polcisë.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:50. Lidhur me këtë është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.