Barcelona barazon rekordin

Barcelona barazon rekordin

Barcelona po kalon nëpër një formë fantastike, dhe këtë më së miri e tregojnë edhe statistikat – 11 ndeshje, 31 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.

Barcelona ka vazhduar me formën e mirë në La Liga. Në xhiron e 11-të, të besuarit e Ernesto Valverdes e mposhtën 2:1 në shtëpi Sevillan, për t’u shkëputur në 11 pikë nga Real Madridi.

11 ndeshje, 31 pikë – Barça ka barazuar rekordin për startin më të mirë ndonjëherë në La Liga.

Barça kishte arritur të njëjtat pikë në po kaq ndeshje edhe në sezonet 2012/13 dhe 2013/14 dhe Valverdes tani i duhet një fitore që të thyejë këtë rekord./Express/