Barcelona fiton bindshëm ndaj Osasunës

Barcelona fiton bindshëm ndaj Osasunës

Në javën e 11-të në La Liga, Barcelona ka mposhtur bindshëm me rezultat 4:0 Osasunën në “Camp Nou”, njofton Insajderi.

Në minutën 29-të në ndeshje, Martin Braithwaite ka shënuar për epërsinë e parë për katalunasit, teksa rezultatin e dyfishoi Antoine Griezmann, tre minuta para mbylljes së fraksionit të parë të ndeshjes. Me rezultatin 2:0 u mbyllën 45’ minutat e parë në ndeshje.

Në pjesën e dytë, ekipi i Koeman shënoi edhe dy herë të tjera. Braziliani Coutinho shënoi për 3:0 në minutën 57-të të ndeshjes. Ndërsa, në 73-tën minutë, argjentinasi, Lionel Messi shënoi golin e katërt në takim për “blaugranët”, gol që doli të ishte i rezultatit final.

Me këtë fitore, Barcelona ngritët në vendin e tetë me 14 pikë, por me nëtë lojë të zhvilluara, ndërsa Osasuna mbetet në vendin e 15-të me 11 pikë. /Insajderi.com