Barcelona kërkon Barella-n

Barcelona kërkon Barella-n

Pas paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e Interit si në kampionat po ashtu edhe në arenën europiane, Nicolo Barella është vendosur në shënjestrën e Barcelonës, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes katalunase “Mundo Deportivo”, Barcelona është vënë në kërkim të mesfushorit 23 vjeçar italian.

Në anën tjetër, Inter po punon në zgjatjen e kontratës me Barella-n deri në qershorin e vitit 2025.

Barela zbarkoi në Milano verën e kaluar i cili u ble nga Cagliari për shifrën e 50 milionë eurove plus bonuset e përfshira. Mesfushori italian me Interin ka koleksionuar 46 prezenca gjithsej dhe duke shënuar katër gola në të gjitha kompeticionet. /Insajderi.com