Barcelona kërkon sulmuesin e Interit

Barcelona kërkon sulmuesin e Interit

Skuadra katalunase, Barcelona është në kërkim të një sulmuesi qendror, për të zëvendësuar uruguaianin, Luis Suarez, i cili duke gjithnjë e më larg Barcelonës, njofton Insajderi.

Në fillim nga Inter, Barcelona kërkonte argjentinasin, Lautaro Martinez, ndërsa tani sytë ka hedhur nga kolegu i tij i sulmit, belgu Lukaku.

Sipas Mundo Deportivo, tekniku holandez Koeman, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit, transferimin e Lukaku-s. Trajneri i Barcelonës e njeh shumë mirë Lukaku-n, ngase së bashku kanë punuar në të kaluarën te skuadra e Everton në Angli, sipas tij, sulmuesi belg është pasuesi i duhur i Suarez-it. /Insajderi.com