Me barazim 1 me 1 ka përfunduar dueli ndërmjet Barcelonës dhe Sevillas.
Klubi katalunas nuk arriti më shumë sesa një pikë si vendas në ndeshjen e tretë të La Ligas.
Dy golat e takimit u shënuan në dhjetë minutat e parë të takimit.
Fillimisht mysafirët kaluan në epërsi pas golit të Luck de Jong në minutën e tetë, ndërsa dy minuta më vonë Philippe Coutinho barazoi shifrat në 1 me 1, rezultat i cili ishte përfundimtar.
Pas këtij barazimi të dy ekipet kanë nga shtatë pikë të grumbulluara. /Insajderi.com