Barcelona në kërkim të yllit të Real Sociedad

Barcelona në kërkim të yllit të Real Sociedad

Barcelona, ka shfaqur interes për sulmuesin spanjoll të Real Sociedad, Mikel Oyarzaba, njofton Insajderi.

Sipas të përditshmes spanjolle “Don Balon”, sulmuesi 23 vjeçar po shkëlqen te Real Sociedad dhe Barcelona është e gatshme të paguaj 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij. Barcelona shpreson të sigurojë transferimin e Oyarzabal që në janar.

Mirëpo, Barcelona duhet gjithashtu të shesë francezin Ousmane Dembele, për të siguruar një vend për spanjollin, kështu duke siguruar edhe lekët e transferimit.

Francezi nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe “blaugranët” janë të gatshëm ta shesin anësorin francez. Interesim për Dembelen ka shfaqur Manchester United dhe sipas të gjitha gjasave 23 vjeçari do ta vazhdojë karrierën në “Old Trafford”. /Insajderi.com