Barcelona ngushton rezultatin me Minguezën në “El Classico”

Barcelona ngushton rezultatin me Minguezën në “El Classico”

Bacelona ka ngushtuar rezultatin në “El Classico” duke shënuar me mbrojtësin Oscar Mingueza, njofton Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 2:0 për nikoqirët e Realit, teksa pjesën e dytë miqtë e filluan furishëm duke kërkuar të shënonin sa më parë.

Këtij qëllimi ia arrit ekipi i Koeman, kur mbrojtësi Mingueza shënoi në minutën e 60-të të ndeshjes, kështu duke hapur ndeshjen, pasi në pjesën tjetër të sfidës pritet një duel i zjarrtë, me vendasit që kërkojnë të ruajnë epërsinë, si dhe me mysafirët që kërkojnë të barazojnë rezultatin. /Insajderi.com