Barcelona nuk e ka shitur akoma asnjë fanellë të Paulinhos

Barcelona nuk e ka shitur akoma asnjë fanellë të Paulinhos

Tifozëve të Barcelona-s nuk u ka bërë përshtypje blerja e Paulinho-s, aq shumë sa që klubi nuk ka shitur asnjë fanellë të tijën. Gjigantët spanjollë kanë shpenzuar një shumë të pabesueshme 40 mln euro për ish-dështimin e Tottenham i cili ka bërë shumë pak për të rikthyer entuziazmin në “Camp Nou”.

Dhe një ditë pas prezantimit të tij, ku nuk morën pjesë më shumë se 2,000 tifozë, është zbuluar se askush nuk do të ketë një fanellë me emrin e tij në shpinë.

Dyqani i madh i Barça-s është i mbushur me fanellat e yjeve të ekipit ku përfshihen Iniesta, Messi dhe Suarez.

Fanella e Paulinho-s nuk shihet asgjëkund në dyqan, por tifozët mund ta kërkojnë tek shitësit, shkruan Telesporti.

Por sipas Goal.com, që ka folur me punonjësit e dyqanit, ata janë akoma në pritje të porosisë së parë. klubi akoma nuk ka zëvendësuar Neymar i cili u largua për te PSG për 222 milionë euro.