I ka ditët e numëruara!

I ka ditët e numëruara!

Goal.com shkruan sot se Barcelona planifikon ta shkarkoj trajnerin Quique Setien, sepse rezultatet dhe paraqitja e ekipit nuk është përmirësuar pas ardhjes së trajnerit veteran në Janar.

Gabimet e një pas njëshme në La Liga dhe tani mbetja në vendin e dytë në kampionatin spanjoll nga Real Madrid, ka gjasa të jenë vendimtare për ta larguar 61 vjeçin, edhe pse kontrata në Janar i ishte dhënë për dy vjet e gjysmë.

Lionel Messi dhe Gerard Pique kanë shprehur paknaqësitë e tyre në zhveshtore, si dhe janë quar kundër Setien duke e kritikuar taktikën e tij edhe në intervista.

Në fakt, ish trajneri i Real Betis nuk ishte zgjedhja e parë e Barcelona pas shkarkimit të Ernesto Valverde, pasi bordi kërkoi emërimin e Ronald Koeman dhe Xavi Hernandez.

Skuadra nuk ka kryer asgjë as në Ligën e Kampionëve sepse në ndeshjen e parë në Napoli, skuadrat barazuan 1:1.

Insajderi.com