Barcelona poshtërohet në Paris

Barcelona poshtërohet në Paris

Barcelona është deklasuar sot nga kampioni francez, Paris Saint Germain me rezultat 4 me 0. Yjet e Barcelonës, sonte në “Park De Princ” ishin komplet të heshtur pasi fjalën kryesore e morrin parisienët.

Ish- anëtari i Real Madrid-it, Angel Di Maria nisi serinë e golave në ndeshje, me një super golë nga gjuajtja e lirë në minutën e 18-të.

Pas tij shënoi Julian Draxler për të mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy golave.

Dy gola të tjerë u shënuan edhe në pjesën e dytë. Sërish Di Maria nisi serinë e golave, kësaj radhe me një gol edhe më të bukur, ndërsa golin e fundit në ndeshje e shënoi Edinson Cavani.

Barcelonës do të duhet shumë punë për ta rikthyer rezultatin në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet më 8 mars.