Barcelona poshtëron keq Coutinhon

Barcelona poshtëron keq Coutinhon

Barcelona e ka transferuar Antoine Griezmannin për 120 milionë euro  dhe ky është padyshim lajm i keq për Philippe Coutinhon.

Ardhja e Griezmannit do të krijojë edhe më shumë konkurrencë për vende në “Camp Nou”, me francezin që pritet të futet direkt në formacionin startues përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarezit.

Coutinho dhe Ousmane Dembele kanë pasur në vështirësi në gjetjen e minutazhit në edicionin e kaluar.Coutinho duhet të luajë më mirë te Barcelona dhe këtë duhet ta bëjë me një numër të ri prapa fanellës.

Kjo pasi, sipas “AS”, ish-ylli i Liverpoolit do ta humb numrin 7, i cili do t’i jepet Griezmannit, posa të kompletohet marrëveshja.

Griezmann e ka bartur këtë numër te secili klub ku ka luajtur dhe nuk pritet që të pranojë numër tjetër te Barça.