Barcelona rigjen “MSN” për duelin me skocezët

Barcelona rigjen “MSN” për duelin me skocezët

Luis Enrique Martinez dhe Barcelona do të përballen me Celtic, në Ligën e Kampionëve, me forca të ripërtërira dhe rikthimin e Leo Messit e Luis Suarez.

Dy sulmuesit, pjesë e “tridentit”, munguan në ndeshjen e fundit të La Liga, çka u pasqyrua edhe në mungesën e golit. E panjohura e vetme në formacion katalanas sillet rreth Gerard Pique dhe zëvendësuesit të Andres Iniesta në mesfushë.

Leo Messi është shëruar nga virusi që e la atë jashtë veprimi për ndeshjen Barcelona-Malaga 0-0. Ylli argjentinas është trajnuar të hënën dhe ka udhëtuar me shokët e skuadrës drejt Skocisë.

Leo do të jetë me kapacitet të plotë, për të formuar MSN shkatërruese, bashkë me partnered, Luis Suarez dhe Neymar.

Ky “trident” ishte vendimtar në shkatërrimin e Celtic në “Camp Nou”, në ndeshjen e parë të Champions-it (7-0). Një tjetër gjë është pikëpyetja realative, e cila mban pezull Luis Enrique në linjat e tjera.

Gerard Pique dhe Jordi Alba u kthyen në formacion dhe duhet të mos kenë asnjë problem për të formuar vijën mbrojtëse, me Sergi Roberto dhe Javier Mascherano. Megjithatë, Pique shfaqi disa siklete në ndeshjen kundër Malaga, por është konfirmuar në seancën e së martës, në “Celtic Park”. Sa për mesfushën, Sergio Busquets dhe Ivan Rakitic janë të fiksuar. Luis Enrique ka shumë lojtarë të mirë për këtë repart, ndaj mbetet të zgjedhë në bazë të formës fizike dhe profilit për të cilin ka nevojë.

Celtic Glasgoë është kundërshtari, me të cilin Barcelona e di se do të ketë mjaft punë, sidomos në planin fizik.

André Gomes duket të jetë më shumë i avantazhuar, por Rafinha dhe Arda Turan, gjithashtu, kanë mundësitë e tyre ta nisin titullarë, ashtu si Denis Suarez. Gjatë ndeshjes duhet të jenë vigjilentë Neymar dhe Rakitic, pasi me një karton tjetër të verdhë pezullohen një ndeshje, atë të fundit, kundër Borussia.

Barcelona mund ta mbyllë kualifikimin në fazat me eliminim direkt të Champions-it, madje të sigurojë edhe përfundimisht vendin e parë në grup, çka varet nga rezultati i përplasjes mes Manchester City dhe Borussia Monchengladbach. Llogaritë duhen bërë me një kundërshtar, që paraqet dy fytyra. Celtic ka qenë i turpshëm në Europë, por i pathyeshëm në Skoci, ku është lider, pa pranuar asnjë humbje.