Barcelona rrit interesimin për super talentin brazilian [Foto]

Barcelona rrit interesimin për super talentin brazilian [Foto]

Barcelona ka gjetur përforcimin e radhës të afatit kalimtar, dhe bëhet fjalë për një talent nga Brazili.

Katalanasit kanë rritur interesimin për yllin brazilian, Arthur, mëson Goal, përcjell Insajderi.

Arthur, i cili aktualisht luan me skuarën braziliane Gremio, kërkohet nga disa skuadra të mëdha evropiane, derisa vlera e tij sillet rreth 15-20 milionë euro.

Robert Fernandez, drejtori teknik i Barcelonës, ka shikuar nga afër 21-vjeçarin në fitoren e skuadrës së tij ndaj Lanus në finalen e Copa Libertadores.

Arthur së fundmi është ftuar në kombëtaren e Brazilit dhe është shikuar nga afër nga drejtuesit e Barcelonës, që prej fillimit të sezonit aktual në Evropë.

Ai së fundmi e rinovoi kontratën e tij me Gremion, e cila do ta mbajë atë deri në vitin 2021, dhe ka klauzolë me vlerë rreth 50 milionë euro.

Gremio do të presë disa oferta në janar nga klubet evropiane, dhe pritet se një shumë prej 15 deri 20 milionë euro do të jetë e mjaftueshme për ta pranuar largimin e tij.

Barcelona poashtu është duke monitoruar progresin e Yerry Mina, mbrojtësin e Palmeiras, i cili mund të jetë një synim tjetër në afatin kalimtar të dimrit për skuadrën katalane. /Insajderi