Barcelona shënon fitore me vështirësi, Juventus mposht hungarezët me lehtësi

Barcelona shënon fitore me vështirësi, Juventus mposht hungarezët me lehtësi

Në ndeshjet e treta në grupin G të Ligës së Kampionëve, Barcelona dhe Juventus kanë arritur të shënojnë fitore kundër Dinamo Kyiv, respektivisht Ferencvaros, njofton Insajderi.

Në “Camp Nou”, Barcelona u deshtë të djersitej shumë që të siguronte tre pikë të rëndësishme kundër ekipit të Dinamos. Messi shënoi nga penalltia në minutën e pestë të ndeshjes, me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 65’ të ndeshjes, Pique shënoi golin e dytë për spanjollët, ndërsa rezultatin mysafirët e ngushtuan me Tsigankov në minutën e 75’ të takimit. Me rezultat 2:1 për Barcelonën u mbyll takimi.

Në ndeshjen tjetër, në Hungari, Juventus fitoi me lehtësi prej 4:1 kundër Ferencvaros. Dy gola në këtë takim shënoi sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata në minutat shtatë dhe 60’ të ndeshjes, golin e tretë në këtë takim e shënoi Dybala në minutën 73’ të takimit, ndërsa goli i katërt u shënuan nga Dvali, ishte një autogol i mbrojtësit të Ferencvaros, në minutën e 81’ të ndeshjes.

Krejt ajo çfarë kanë bërë vendasit në këtë taki8m, ishte goli i nderit i realizuar në minutën e 90’ të takimit me Boli. /Insajderi.com