Barcelona transferon një sulmues dhe një mbrojtës

Barcelona transferon një sulmues dhe një mbrojtës

Skuadra e Barcelonës, është në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar sulmuesin uruguaian, Luis Suarez që u transferua te rivalët e Atletico Madrid, njofton Insajderi.

Katalanasit e Barcelonës, nuk kanë humbur kohë, për të bërë 2 lëvizje të bujshme, duke kompletuar kështu repartin ofensiv dhe atë defensiv.

Memphis Depay dhe Erik Garsia janë dy prurjet e reja te skuadra e Ronald Koeman, të cilët priten të zyrtarizohen në orët e ardhshme. Futbollisti holandez ishte një dëshirë e madhe e trajnerit holandez.

Në lidhje me trasnferimin e Depay te Barcelona, ka folur edhe drejtori sportiv i Lyon dhe legjenda e klubit, Juninho Pernambucano, ku ka thënë, “ai ka ende një vit të mbetur në kontratë. Ai ka arritur marrëveshje me Barcelonën, ne nuk do ta fshehim këtë. Me shumë mundësi, Memphis do firmosë të hënën me Barcelonën. Nëse ai qëndron, do na ndihmonte ne”, ka thënë drejtori sportiv i Lyon për “Telefoot”. Depay 26 vjeçar i ka kushtuar klubit spanjoll plot 25 milionë euro.

Në anën tjetër, Barcelona ka transferuar mbrojtësin spanjoll nga Manchester City, Eric Garcia. 19 vjeçari që debutoi me kombëtaren iberike me gjashtë shtator, i ka kushtuar 15 milion euro klubit katalan. /Insajderi.com