Barcelona vs PSG – formacionet zyrtare

Barcelona vs PSG – formacionet zyrtare

Barcelona dhe PSG-ja do të luajnë sonte duke filluar nga ora 21:00 në “Camp Nou” në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Barcelona dhe PSG-ja kurrë nuk ishin përballur në Europë me njëra-tjetrën që nga viti 1995. Por që nga viti 2013 janë luajtur tetë ndeshje në Champions League mes tyre.

Për sa i përket formacioneve, padyshim që surpriza e madhe është Gerard Pique nga minuta e parë te Barcelona. Mbrojtësi katalanas vetëm dy muaj më parë pësoi një dëmtim të rëndë në ligament dhe u mendua se do të qëndrojë jashtë deri në fund të sezonit, por gjithçka ka ndryshuar shpejt.

Koeman ka vendosur të rreshtojë ekipin e tij me skemën 4-3-3, Ter Stegen, Dest, Pique, Lenglet, Jordi Alba, Busquets, De Jong, Pedri, Grizmann, Dembele dhe Messi.

Në anën tjetër Pochettino dhe PSG-ja do të fillojnë ndeshjen me formacionin 4-2-3-1, Navas, Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Kurzawa, Paredes, Gueye, Kean, Verrati, Mbappe dhe Icardi. /Insajderi.com