Barcelonës i kthehet ylli i skuadrës për “El Clasico”

Barcelonës i kthehet ylli i skuadrës për “El Clasico”

Talenti francez pritet të luajë në derbin mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Ousmane Dembele ka tejkaluar parashikimet, pas lëndimit të pësuar ndaj Getafes më 16 shtator.

20-vjeçari, i cili po kryen fazën e rikuperimit me një program të veçantë, pritet të rikthehet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde, i cili me shumë mundësi do ta ketë në dispozicion sulmuesin para El Clasicos me Real Madridit më 23 dhjetor.

Dembele u transferua te katalanasit gjatë verës për shumën e 105 milionë eurove, plus bonuset, nga Borussia Dortmund, për të plotësuar vendin e mbetur bosh nga largimi i Neymar.

Pas lëndimit që pësoi në mes të shtatorit u tha se mund të rikthehej në fushën e blertë vetëm në 2018-ën, por riaftësimi po shkon shumë mirë dhe 20 vjeçari po stërvitet dy herë në ditë.