Baseli pësoi humbje, ja çka bëri Edon Zhegrova

Baseli pësoi humbje, ja çka bëri Edon Zhegrova

Edon Zhegrova me Baselin kanë pësuar humbje në kuadër të Superligës zvicerane.

Luzerni i Idriz Vocas e Shkëlqim Demhasajt e ka mundur Baselin e yllit tjetër të Kombëtares, Edon Zhegrovës, raporton Insporti

Luzerni që është i 8-ti në tabelë pas 18 xhirove, e mundi 2:1 në shtëpi Baselin që është në vendin e dytë.

Idriz Voca e Edon Zhegrova që të dy ishin titullarë dhe e zhvilluan gjithë takimin. Zhegrova për paraqitjen e tij u vlerësua me notë mesatare, 6.6 në faqen e statistikave SofaScore.

Voca nga radhët e Luzernit ndërkaq, u vlerësua më mirë, 6.9 për paraqitjen e tij.

Në këtë përballje Zhegrova pati gjithsej 70 prekje të topit derisa pati 80% saktësi të pasimeve (28 pasime gjithsej). /Insporti.com/