Basha: Me mua kryeministër do kemi polici sikur të Kosovës

Basha: Me mua kryeministër do kemi polici sikur të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se në momentin që do të bëhet kryeministër do të strukturojë Policinë e shtetit në Shqipëri. Dhe si shembull ka marrë atë të Kosovës, njofton Insajderi.

Ai të martën, në një bashkëbisedim me gazetarë, ka thënë se brenda gjashtë muajve të parë si kryeministër i Shqipërisë, do të ta bëjë Policinë e Shtetit me standardet e asaj të Kosovës.

Çështja e Policisë së shtetit është aktualizuar së fundi, pasi një pjesëtar i saj, para pak ditësh vrau një 25-vjeçar, pasi kishte dalë nga shtëpia dhe nuk iu bind urdhrit të ndalojë.

“Policia e Shtetit nuk do të përdoret më për të ruajtur arat me kanabis, nuk do të përdoret më për të përshëndetur kriminelët me makina të blinduara. Policia e Shtetit do tu kthehet qytetarëve. Unë si kryeministër do tua heq nga qafa barrën e shefave mafiozë që i përdorin kundër motrave e vëllezërve të tyre. Me mua si kryeministër, ju garantojë se në gjashtë muajt e parë do kemi një polici si e standardeve të Kosovës”, u shpreh Basha.

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri do të mbahen në prill të vitit të ardhshëm./Insajderi.com