Basha reagon për regjistrimin e mediave online: Mënyrë shantazhi e Ramës

Basha reagon për regjistrimin e mediave online: Mënyrë shantazhi e Ramës

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me nismën e re të qeverisë që ka të bëjë me regjistrimin e mediave online dhe bizneseve.

Basha theksoi se diçka e tillë bëhet pasi Rama do të shantazhojë dhe dhurojë përmes tatimorëve.

POSTIMI I PLOTË:

AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP.