Basha takohet me Kurtin

Basha takohet me Kurtin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, njofton Insajderi.

Basha njoftoi se gjatë takimit ka garantuar liderin e Vetëvendosjes se do të bëjë gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende nuk e kanë bërë, si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare.

“Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare, dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie”, tha Basham raporton ATSH.

“Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Gjatë takimit me Kurtin nënvizova nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende qe ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare”, u shpreh Basha./Insajderi.com