Basha ‘zbulon’ datën kur sipas tij Qeveria Rama do të rrëzohet

Basha ‘zbulon’ datën kur sipas tij Qeveria Rama do të rrëzohet

Kreu opozitar në Shqipëri, Lulzim Basha, është i bindur se qytetarët do të dalin në numër të madh në protestën e 16 shkurtit, ku kërkohet të ndalet e keqja dhe rrëzim i qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se gjuha e popullit është zgjidhja e vetme për largimin e qeverisë Rama, pasi kanë mbaruar të gjitha mjetet politike. Basha dhe se largimin e Ramës e mbështesin edhe europianët, përcjell albinfo.ch

Derisa ka qëndruar në Shkodër, ku ka takuar të rinjtë, Basha ka premtuar shfuqizim të ligjit për arsim të lartë.