Bashkatdhetari nga Zvicra siguron banesë për një familje të prekur nga tërmeti

Bashkatdhetari nga Zvicra siguron banesë për një familje të prekur nga tërmeti

Një familje kosovare e cila jeton në Zvicër ka ardhur në vendlindje, në Gjilan pas tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri.

Sipas tifozëve “Ultras Skifterat”, kjo familje ka siguruar një apartament me ç’rast e kanë mobiluar dhe kanë siguruar ushqimet për një familje të prekur nga tërmeti.

Tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e parë të 26 nëntorit ka lënë të vdekur 51 persona dhe shumë familje pa kulm mbi kokë, ku disa prej tyre kanë gjetur strehë në Kosovë. /Insajderi.com

Humanizmi në vepër !Hysen Bislimi me vajzën e tij udhëtuan nga Zvicra ekskluzivisht për ti'u dal në ndihmë të prekurve…

Gepostet von Ultras Skifterat am Dienstag, 3. Dezember 2019