Bashkatdhetari qëllohet me armë zjarri në qendër të Prishtinës, dërgohet në spital

Bashkatdhetari qëllohet me armë zjarri në qendër të Prishtinës, dërgohet në spital

Një bashkatdhetar, shtetas i Holandës është qëlluar me armë zjarri në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

Rasti ka ndodhur rreth orës dy pas mesnatës, thuhet në njoftimin e policisë, derisa gjuajte me armë ndaj tij, dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje.

Bashkatdhetari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Është raportuar se viktima mashkull shqiptar, shtetas i Holandës, është dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari mashkull k-shqiptar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin nuk është arrestuar asnjë i dyshuari ndërsa policia ka thënë se janë duke vazhduar hetimet. /Insajderi.com