Bashkë me Currin arrestohet edhe miku i Ramiz Lladrovcit e Bekim Jasharit

Bashkë me Currin arrestohet edhe miku i Ramiz Lladrovcit e Bekim Jasharit

Bashkë me mafiozin, Ismet Osmani-Curri, Gazeta Insajderi merr vesh që është arrestuar edhe Ilir Bojku.

Bojku është mik i afërt me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovict dhe Kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, shkruan Gazeta Insajderi.

Bojku ka qenë drejtor i klubit të futbollit “Trepça ‘89”. Ai po ashtu shihet se është një njeri i afërt me Lladrovcin dhe Jasharit derisa ata janë të pandashëm edhe në shikim e ndeshjeve të futbollit jashtë Kosovës.

Bojku kishte qenë së bashku me Lladrovcin dhe Jasharin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, Bayern Munchen – Real Mandrit, gjatë vitit të kaluar.

Lladrovci kishte postuar disa foto ku shihej krah Bojkut derisa i kishte mbështetur një mbishkrim ku kishte shkruar se së bashku me miqtë e tij janë duke përcjell një atmosferë të mrekulleshme në Allianz Arena.

“Po përcjelli atmosferën e mrekullueshme në Allianz Arena, së bashku me miqtë e mi, Bekimin, Qëndrimin, Ilirin dhe Enisin. Kjo atmosferë është shumë e rrallë, sepse zhvillohet në një ndër stadiumet më të bukur në botë. Sa për lojën nuk po flasim, finale para finales, duke ditur edhe lojën që do të ofroj Bayerni, pres të mbesim të kënaqur. Sonte, për hir të Lapidarit, jam me Bayernin”, kishte shkruar Lladrovci.

Në mëngjesin e sotëm është arrestuar mafiozi, Ismet Osmani – Curri. Arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. /Insajderi.com