fbpx

Bashkëshorti i pagun dëmshpërblim gruas për punët e shtëpisë

Bashkëshorti i pagun dëmshpërblim gruas për punët e shtëpisë

Gjykata argjentinase e dënoi një burrë për të dëmshpërblyer ish-bashkëshorten e tij me pagesën e 8 milionë pesos (rreth 173 000 dollarë) për punët e ndryshme të shtëpisë që ajo ishte kujdesur të kryente për gati 27 vite martesë.

Gruaja e moshës 70 vjeçe, e diplomuar në ekonomi ishte përkushtuar edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe punëve të shtëpisë përgjatë bashkëjetesës së tyre.

Varësia ekonomike e grave ndaj bashkëshortëve të tyre është një nga mekanizmat qendrorë ku gratë vendosen në një pozitë inferioriteti me burrat në shoqëri’’, specifikon gjyqtarja, Victoria Fama.

Magjistratja ka vendosur një shumë të arsyeshme për të riekuilibruar situatën jo të barabartë ekonomike të bashkëshortëve.

Pas 27 vite martesë, i akuzuari e la në kohën që ajo sapo kishte mbushur të 60 –at, moshë që gratë dalin në pension, së cilës i duhej të përballej me mungesën e eksperiencës në tregun e punës, mund të lexohej në gjykim, përcjell Atsh.

Çifti u nda në 2009 dhe u divorcua në 2011.

Kompensimi ekonomik u fut në Kodin Civil në 2015. Ai mund të përbëhet nga një pagesë e vetme, në formën e të ardhurave, të gëzojë disa përfitime materiale ose pronë ose të çdo forme tjetër të rënë dakord mes palëve.