Bashkëshortja e Krasniqit flet për bastisjen e EULEX-it

Bashkëshortja e Krasniqit flet për bastisjen e EULEX-it

Bashkëshortja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, të cilit po i bastiset shtëpia nga EULEX, ka treguar se gjendja e familjarëve brenda shtëpisë është e mirë, njofton Insajderi.

Sevdije Krasniqi tutje ka bërë të ditur se ende po vazhdon bastisja në shtëpinë e tyre në Prishtinë.

Njësitet e EULEX bashkë me Policinë e Kosovës po qëndrojnë në fshatin Negrovc të Drenasit që është edhe vendlindja e Jakup Krasniqit

EULEX është në pritje të familjarëve të Jakup Krasniqit nga Prishtina, në mënyrë që të mund të hapë shtëpinë në fshat dhe të fillojë bastisjen. /Insajderi.com