kur Insajde" />

Bashkësia Islame e Kosovës për asgjësimin e 21 tonë mish të prishur: Një sasi e mishit i përket thertores në Istog

Bashkësia Islame e Kosovës, pas dy ditësh heshtje, sot është deklaruar për mishin e prishur që ka shpërndarë dhe sasinë tjetër që e mbante në depon e saj në Veternik të Prishtinës. 21 tonë mish i është asgjësuar të mërkuren nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pasi që ishte konstatuar se është i prishur dhe nuk guxon të konsumohet. BIK ka njoftuar se ka therur si kurban 1391 krerë lopë – a në dy thertore, një në Hungari, ku janë therur 1150 krerë lopë dhe një në Istog, ku janë therur 241 krerë lope. Sipas saj mishi i prishur që i është asgjësuar nga Agjencia e Ushqimit, i përket një sasie të mishit të therur në Istog.

Bashkësia Islame e Kosovës për asgjësimin e 21 tonë mish të prishur: Një sasi e mishit i përket thertores në Istog

Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një komunikate, ka deklaruar se ditë kur Insajderi publikoi pamjet nga gjendja e tmerrshme e mishit në depon e saj, pra me datë 21 gusht, ka kërkuar nga AUVK-u, që të jap mendimin profesional për sigurinë e një sasie të mishit të kurbaneve që ndodhej në depon e cila është marrë me qira.

“Me të marrë këtë shqetësim, Kryesia e BIK-ut, fillimisht ka ndërprerë shpërndarjen, e më vonë ka bërë edhe tërheqjen e mishit që ishte shpërndarë. Inspektorët e AUVK pasi që kanë dalë në vendngjarje, kanë konstatuar se mishi që gjendej në depo nuk është i sigurt për konsumim dhe se i njëjti duhej të asgjësohej, gjë që edhe ka ndodhur, pra është asgjësuar në të njëjtën ditë nën mbikëqyrjen e AUVK, duke respektuar të gjitha procedurat që i parashohin ligjet në fuqi”, thuhet në komunikatë.

Sipas BIK-ut, këtë vit ka therur kurban 1391 krerë lope. Ndërsa aksioni për therjen e kurbaneve është bërë në dy thertore. Sikurse edhe herëve të tjera një numër prej 1150 krerë lop është therrur në në Hungari, kurse 241 krerë lope në Istog.

Sipas Bashkësisë Islame një sasi e mishit të prishur që është asgjësuar i përket të mishit të therur në Istog, që sipas inspektorëve të AUVK është prishur, pasi që nuk është ngrirë në përmasat e duhura.

“Kryesia e BIK-ut, njofton opinionin se sasia tjetër e mishit është e sigurt dhe pritet që shpejt të arrijë në Kosovë dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do t’u shpërndahet kategorive sociale. Kryesia e BIK-ut, sqaron për besimtarët që kanë porositur kurban në BIK, se amaneti i tyre në bazë të parimeve islame është kryer, ndërsa Kryesia do të hetojë rrethanat në të cilat është prishur mishi dhe në bazë të të gjeturave do të marrë masat e duhura që në të ardhmen mos të na përsëriten gjëra të tilla. Në fund, falënderojmë për korrektësinë dhe bashkëpunimin institucionin e AUVK-ut, mjetet e informimit, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në sqarimin e opinionit publik”, përfundohet në komunikatën e BIK-ut.

Pas raportimit të Insajderit, Agjensia e Ushqimit asgjëson 21 tonë mish të prishur nga depoja e BIK-ut