Bashkimi dhe Ponte Prizreni kërkojnë sonte fitore

Bashkimi dhe Ponte Prizreni kërkojnë sonte fitore

Sonte do të zhvillohen ndeshjet kthyese çerekfinale të “Play-Offit” të Superligës së basketbollit.

Trepça në duelin e sotëm në palestrën “Minatori” do kërkoj fitore në mënyrë që të mbetet ende në lojë për një vend në gjysmëfinale.

Takimi i parë i luajtur në Prizren i takoi Bashkimit me rezultatin 86:73 dhe me një fitore eventuale prizrenasit kalojnë tutje.

Çerek-finalja e dytë është ajo në mes Ponte Prizrenit dhe Rahovecit.

Ponte kishte shënuar fitore me rezultat të ngushtë në takimin e parë,71:70.

Fituesin e çiftit Ponte Prizreni – Rahoveci në gjysmëfinale e pret Ylli, ndërsa fituesin e çerekfinales tjetër  Trepça – Bashkimi e pret Prishtina në gjysmëfinale./Insporti