Bashkimi Europian rezervon 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19

Bashkimi Europian rezervon 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19

Komisioni Evropian, ka njoftuar të enjten  se ka rezervuar deri në 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, e zhvilluar nga kompania amerikane “Johnson & Johnson”.

Këto vaksina jënë porositur ne emër të shteteve anëtare të Bashkimit Europian

“Bisedimet eksploruese midis Komisionit dhe “Johnson & Johnson” synojnë të venë në dispozicion një kornizë për një blerje të parë prej 200 milionë dozash, që mund të pasohet nga një blerje e dytë për një numër të ngjashëm dozash”, saktësoi Komisioni Europian në një njoftim për shtyp, raporton Reuters, transmeton Insajderi.

Po ashtu, pritet të diskutohen për kontratën në mes Bashkimit Europian dhe kompanisë “Johnson & Johnson.

Kujtojmë se ditë më parë, Rusia, ka deklaruar se ka zbuluar vaksinën dhe do të vaksinohen të parët mjekët. /Insajderi.com/