Bashkimi Evropian ende larg arritjes së marrëveshjes për buxhetin

Bashkimi Evropian ende larg arritjes së marrëveshjes për buxhetin

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dështuan të arrijnë një marrëveshje mbi buxhetin e përbashkët, për shkak të mospërputhjeve ndaj përmasës mes vendeve të pasura e të varfra, si dhe mbi orientimin e shpenzimeve.

Disa vende kërkojnë financim shtesë për të luftuar ndryshimin klimatik dhe trajtuar emigracionin, ndërsa të tjerë kërkojnë vazhdimin e fondeve drejt zhvillimit dhe bujqësisë.

Debati u përqendrua edhe tek mbushja e “gropës” fiskale prej 75 miliardë euro e lënë nga ikja e Britanisë së Madhe nga unioni.

Propozimi bazë për të vendosur një tavan tek buxheti për periudhën 2021-2027 në 1.074 për qind të të ardhurave kombëtare bruto të Bashkimit Evropian, apo 1.09 trilionë euro, u përball me kritika nga të gjitha anët.

E ashtuquajtura katërshja kursimtare, Austria, Holanda, Danimarka dhe Suedia, kërkojnë një tavan të buxhetit në 1 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe refuzojnë të paguajnë më shumë për të kompensuar daljen e Britanisë së Madhe nga blloku.

Homologët më pak të zhvilluar janë përfituesit kryesorë të fondeve të BE-së dhe kërkojnë vazhdimin e ndihmave të mëdha. Në anën tjetër, anëtarët më të varfër kërkojnë vazhdimin e ndihmave në zhvillim dhe mbështeten nga Franca, Irlanda dhe vende të tjera që kërkojnë përkrahjen e subvencioneve të mëdha të bujqësisë.

Gjermania, Holanda dhe vende të tjera, synojnë të kanalizojnë fondet drejt prioriteteve të reja, përfshirë ndryshimin klimatik, emigrimin dhe ekonominë dixhitale.