Bashkimi synon garat ndërkombëtare

Bashkimi synon garat ndërkombëtare

Skuadra e Bashkimit në konkurrencën e femrave në basketboll është një ndër më të organizuarat viteve të fundit.

Krejt kjo falë punës dhe angazhimit të Presidentit të klubit, Rrahman Përteshi i cili prej që e ka marr klubin në duar, ka pasur rritje.

Se ky organizim po jep frytet e veta, tregon fakti se Bashkimi sivjet mëton pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare të cilat i organizon FIBA Europe.

Drejtuesit e skuadrës për ASISTINOnline kanë thënë se janë duke e shqyrtuar seriozisht pjesëmarrjen në garat jashtë Kosovës.

Por, pjesëmarrja e Bashkimit në këto gara nuk do të jetë e lehtë. Kjo për faktin se në garat ndërkombëtare duhet të marrë pjesë skuadra kampione e këtë epitet nuk e kanë prizrenaset, ku Prishtina u shpall kampione e vendit.

Bashkimi synon, që nëse Prishtina nuk i ka mundësitë organizative e financiare të garojë jashtë vendit, atëherë ata ta zënë vendin, ky është plani i tyre.

Nëse nuk ndodh ky version, atëherë do të dërgohet një kërkesë zyrtare drejt FIBA-së, nëse ka ndodh vend të lirë ti jepet mundësi atyre.