fbpx

Bashkohen Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Bashkohen Brad Pitt dhe Jennifer Aniston

Brad Pitt ishte mysafiri surprizë në ditëlindjen e ish-gruas së tij Jennifer Aniston.

Aniston ishte e lumtur që ai erdhi, por ishte në mëdyshje nëse duhet ta ftonte atë personalisht.

Ajo e trajtoi atë si gjithë të ftuarit e tjerë, duke u munduar që të gjithë të kalojnë mirë në festë, raporton Elle, përcjell Insajderi.

Pasi martesat e tyre përfundoi, ata mbajtën kontakt miqësor me njëri tjetrin, por nuk pritet që ata të kthehen bashkë përsëri.

“Ata u ndanë sepse kishin probleme serioze. Ata nuk janë të marrë, ata e kujtojnë pse nuk ka funksionuar” –tha një  burim i afërt me qiftin./Insajderi.com