Bashota, Tërnava e Curri edhe një betejë mafioze për tokën e shtetit

Është një betejë mafioze mbi një dekadë e gjysmë që është e gjallë edhe sot sikurse ditën kur nisi. Në të janë përfshirë njerëz me aktakuzë për krim të organizuar e me famë prej mafiozësh shqiptarë me fame botërore. Është një pronë që shteti thotë qëështëshoqërore. Ajo vlen mbi 20 milionë euro. InDoks në dy pjesë të dokumentarit “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë” sjell rrëfimin ekskluziv të këtij konflikti që i faturohen së paku 13 persona të plagosur, kidnapime fëmijësh, korrupsion i zyrtarëve të shtetit e prej epilogut tëtë cilit proces varet edhe liberalizmi i vizave për Kosovën.

Bashota, Tërnava e Curri edhe një betejë mafioze për tokën e shtetit

Është kjo një hise e madhe toke në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë për të cilën ka afro një dekadë e gjysmë që përplasen disa grupe për ta marrë nën kontroll. Janë mbi 10 hektarë për të cilët që nga viti 2004 ka pasur fjalosje, zënka, gjuajtje me armë, dhjetëra të plagosur. Ka pasur kërcënime e shantazhe. Falsifikime e aktakuza.

Për këtë tokë ka pasur akuza nëpër organe të drejtësisë e nëpër media. Ka pasur akuza për kidnapime e deklarata të rrejshme, nën presionin e kallashnikovëve. Ka pasur edhe marrëveshje të stilit mafioz, të shkruara edhe në letër ku janë të përfshirë njerëzit më të fuqishëm të këtij vendi -Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës..

Në këtë dokumentar të InDoks, në dy episodet e tij rrëfehen për herë të parë njerëzit që akuzohen për krim të organizuar, po për këtë tokë, por që po ashtu akuzojnë të tjerët se janë uzurpatorë. Është një dokumentarë që shkon në zemër të një beteje mesh burrash me pushtet, famë e profile kriminale. Betejë, e cila është po aq e freskët sikurse edhe kohën kur nisi, në vitin 2004. Nisi dhe vazhdon për tokën e shtrenjtë. Që vlerësohet se pa investime fare vlen së paku mbi 20 milionë euro.

Po për këtë pronë Agjencia Kosovare e Privatizimeve ka pretendime se duhet me marrë kontroll, por ka dështuar bëjë këtë. Thënë thjeshtë, në këtë betejë grupesh kriminale, shteti ngjanë më shumë si një shikues naivë i filmave aksion në kinema.

Shikojeni këtu dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

Pjesa e parë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by InDoks on Monday, 15 October 2018

Pjesa e dytë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Wednesday, 24 October 2018

Për këtë dokumentar kanë dhënë intervistë personat që akuzohen, mbrojtësit e viktimave e persona të tjerë që e kanë përcjell këtë rast. Flasin edhe ata që e konfirmojnë një marrëveshje mafioze por të shkruar në letër, të parin e llojit të saj që do ta publikojë InDoks për herë të parë.

Beteja me armë te bastoria

Vitin 2004 kosovarë e mbajnë mend më shumë për trazirat e marsit. Trazirat e përgjakshme (pamje nga trazirat). Por, këtë  do të niste një bejte mes burrash të fuqishëm financiarisht e me lidhje dhe histori nga UÇK-ja. Po përplaseshin për një hise të madhe të tokës. Kjo betejë është po aq e freskët sa edhe vitin kur nisi. Veç se nde nuk ka pasur të vdekur, derisa i faturohen së paku 13 të plagosur.

Në këtë vit, Arben Bashota, një person që Prokuroria Special e sheh si lider të një grupi kriminel të mirë organizuar thotë se e kishte blerë një pronë mbi 10 hekatrëshe nga një serb.

Për këtë dokumentar Bashota ka dhënë një rrëfim ekskluziv. Versionin e tij se si nisi beteja për pronën mbi 10 hektarëshe.
“Në vitin 2004 ne kemi paraprakisht kemi rënë në kontakt mes disa, nëpër mes një ndërmjetësuesi  2003-2004, dhe kam pasur kontakt para se me hy në vlerë me tokën Marko Mitrovic i Fushë Kosovës Uglar, në bazë të dokumentacioneve që është prezantuar kemi biseduar për blerje , në fakt kemi blerë këtë parcelë të tokës me 19/03/2004 në bazë të të gjithave dokumentacioneve  që duhet të jenë në gjykatë e kemi vërtetu kontratën bashkëpronarët jo familjarë, nuk janë gjithë  familjarë, familjarë janë vetëm vëllai dhe nusja në parim që në asaj blerja ka qenë krejt familjare, por ekzistojnë edhe 4 person tjerë që do të thotë 4 kontrata të tjera që kam bashkëpunuar, kanë dashtë të përbejmë një grup biznesi që te lidhet një biznes”, thotë ai.

Por, Bashota me aksionarët tjerë, kryesisht familjarë, që pretendon se ka blerë ketë pronë nuk mundi që të investonte në të plotësisht. Thotë se e penguan. E fajëson një grup biznesmenësh që thotë se janë të lidhur me PDK-në dhe LDK-në.

“Unë nuk shoh ndonjë grup, grup interesash shumë  , grupi të cilin jam edh në gjykatë ku akuzohem nga MuratTërnavaHysenShahini, Ismet Osmani (Curri) jo veç që po e them un po vërtetohet edhe me anë të dokumentacionit ana e gjykimit me të cilin zhvillohet deri më sot në proces e sipër rezulton këtë do me thonë e arritën si ta marrë atë që tu kujtuan ose veprimi i fundit i shterimit të prokurorisë dhe klaneve kur them klane ka shumë individ që janë nën petkun e partive sidomos nën partinë e PDK-së dhe LDK-së  në të dyjat anët 2004-2012 kur thash që në fillim e fajësoj vetëm Prokurorinë, mos veprimi i prokurorisë, e ndërruar prona pretendon nuk e di si ta marr këtë shprehje pretendim kur në fakt ne nuk jemi palë me ta nën 1  ata janë që nesh kanë nëse kanë pasur një kontratë të firmosur vërtetuan  zyrtare ne zyre jo nga përgjegjëse apo kompetente në mes dy drejtoreve ish drejtorët te “Bujqësisë” Zeqë Krasniqi dhe MuratTërnavën në vitin 2002 për ne shfrytëzim për një periudhe 10 vjeçare deri në vitin 2012, në fakt komplet ajo organizatë bujqësisë dhe parcele sa unë kam hulumtuar dhe kam pytur dhe kam pas takime në zyrë të “Bujqësisë” ajo rezulton  fakt nuk ekziston në raport me parcelën 15/6/1”, thotë ai.

Por, historia e kësaj prone të vlefshme mbi 20 milionë euro, sipas Prokurorisë, është shumë e ndryshme kur shihen fakte që kishte mbledhur shteti. Një aktakuzë voluminoz e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës flet për falsifikim letrash, kërcënime, shantazhe, kidnapime e plagosje me rafalë kallashnikovësh që ishin kryer nga bashkëpunëtoret e Arben Bashotës. Flet edhe për mijëra euro që ishin marrë e dhënë. Përmendet edhe haraçi.

Por përtej kësaj aktakuze, detaje të së  cilës do të publikohen në këtë dokumentar, InDoks ka intervistuar edhe personat që Bashot i sheh si uzurpues e shteti si viktima. Mbrojtësit e tyre kane krejt një rrëfim të kundërt pastaj.

Skënder Musa mbron MuratTërnaven, personi që ka një kontratë me ndërmarrjen shoqërore “Bujqësia” për shfrytëzimin e kësaj prone dhe që thotë se ka investuar në ndërtesat që janë aty dhe i lëshon me qira.

“Bashota akuzohet për krim të organizuar dhe si udhëheqës grupit kriminal i cili në mënyrë të paligjshëm ka uzurpuar 11 hektarë toke publike, tokë të kooperativës bujqësore edhe dukë falsifikuar dokumentacioni duke shfrytëzuar lidhjet e tij më njerëz të ndryshëm që kanë pasur në vitin 2012 me hy në pronë e shefit me uzurpua edhe me largu nga ato që kanë pasur kontrollavalide më institucionin kompetente  për ti shfrytëzuar pronë dhe të ndërtuar objekte afariste.Në pronë ka hyrë  duke falsifikuar në radhë të parë një autorizimi që kinse ja ka dhënë një serb, pastaj në emër të tij ka arritur ta marrë kontratën edhe ta fsheh kishe ja u ka shitur këtë pronë familjarëve dhe shokëve të tij këtë pronë”, thotëMusa.

Ai thotë se Tërnava dheHysenShaini janë palët të dëmtuar, janë viktima në ketë proces, do të thotë janë të dëmtuar rreth 400 mijë euro, sepse përveç“largimit nga prona Arben Bashota me grupin e tij kriminal ka arritur që duke shfrytëzuar pozicionet e tyre dhe lidhjen e tij mafioze më shumë njerëz të kriminalizuar që t’iu marr edhe haraç”.
Sipas tij “në mënyrë të drejtpërdrejt ka kërkuar haraç  duke i shantazhuar kërcënuar se do të i ekzekutoj djalin, është edhe një rast tjetër skandaloz që nuk është dashur që të përmendet ne Republikën e Kosovës edhe kanë ndërruar vendbanim Arben Bashota ka përcjell edhe ka shku pa asnjë problem deri tek dera e shtëpisë , shtëpisë Ternava, në rast që e detyron që t’ia jep rreth 10 mijë euro haraç”.

Alban Arifi, një avokat i ri e mbron një tjetër biznesmen kontrovers i përfshirë në këtë rast. Është avokati i Ismet Osmanit, që edhe Prokuroria e edhe publiku e njeh më shumë si “Curri”. Ai versionin e palës që prezanton në proces thotë se në fakt personi Arben Bashota që pretendon pronësi mbi këtë copë toke të shtrenjtë është falsifikator.

Shikojeni këtu dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

Pjesa e parë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by InDoks on Monday, 15 October 2018

Pjesa e dytë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Wednesday, 24 October 2018

“Bashota në bazë të aktakuzës së  ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës me 8 gusht  në vitin 2015 është e i akuzuar për shkak  se më vetëdije në plotë më bashkëpunim edhe të dy të akuzuar të tjerë kanë kryer vepra penale , krim i organizuar detyrim si dhe vepra të tjera, duke i detyruar që të dëmtuar si dhe palët time IsmetOsamni i cili në këtë rast është pala e dëmtuar që shfrytëzon pronën në të cilën është marrur më qira në vitin 2012 nga MuratTërnava  nga ndërmarrja shoqëror “Bujqësia “ nuk është marruar nga Ismet Osmani por  MuratTërnava ndërsa Arben Bashota dhe grupi i tij dhe Ruzhdi Shaqiri në vitin 2014 kanë siguruar një aktgjykim të vitit 1997 kinse Marko Mitrovic është pronar i kësaj paligjshmërie në Fushë Kosovë  për të cilën po bisedojmë është pronar dhe gjithashtu ka siguruar edhe një autorizim në lidhje më shërbime juridike kinse në emër te pronarit Marko Mitrovic që të gjitha të falsifikuara edhe aktgjykimi edhe vendimi kur them e falsifikuar e them në bazë të policisë , të cilët kanë verifikuar me numër të parcelës , numër të akt gjykimit kinse Marko është pronar është verifikuar dhe ka dal që në bazë këtij aktgjykimi  flitet  për një çështje për krejt tjetër dhe jo për çështjen në fjalë”, thotë ai.

Currin e famshëm nga Çekia me prejardhje nga Mitrovica e konsideron si viktimë.

“Klientin  tim e shoh si viktimë si palë e dëmtuar, klienti jeton që mbi 30 vite jashtë Kosovës  në Ceki, ai pa luftës ka ardhur në Kosovë më dëshirën më të madhe  për të investuar me vetëdëshirë dhe për të punuar këtu ka hi në parcela të cilën po folim ka hyrë ka investuar bashkarishtë më të dëmtuarit e tjerë rreth 5 milionë në objekte në parcel të cilat objekte disa prej tyre i kanë lëshuar me qira dhe fjalët të cilat fliten përfolën unë besoj dhe jam shumë i bindur që janë vetëm thashetheme që nuk ka të vërtetë  të cilat munden më u përfol në këtë rast se Ismeti dhe bashkëpunorët kanë bërë një rast të tillë, këtu është jnërast i cili shihet edhe në bazë të shkresave edhe në bazë të provës të cilat i posedon prokuroria ehde gjykata edhe ne, vetëm palën e dëmtuar edhe do të thotë nuk tërheq kjo punë”, thotë ky avokat.s

Por kush është në fakt Ismet Osmani-Curri, sipas personazhit të këtij dokumentari, Arben Bashota? Ai e përshkruan atë si njëri nga njerëzit që e pengoi të qaste në tokën që thotë se e ka blerë, dhe thotë se ka lidhje me njerëz të PDK-së, partisë që është në pushtet qe një dekadë.

“Fizikisht jo personalisht kanë tentuar disa here  kanë tentuar edhe në rrethana më të këqija deri dy raste e lidhin 2004 kur kanë shkuar me i pa se kush janë ti njoh dhe t’ju them se liroje pronën atëherë ka pasur rrëfime shum të forta dhe fjalë ekstreme dhe me ndërhyrje të disa personave është ka mbetur se të nesërme në gjyq të vërtetohen nuk me kujtohet muaji fiks, por ka qenë kohë verë , një muaj mbas prill ,maj apo qeshor kështu duhet të jetë, i kemi lënë ka qenë HysenShaini nuk me kujtohet emri se e ka emrin ai nuk me kujtohet po është me rëndësi ta dijë, sepse thirret në emër të SHIKUT dhe komandantëve që e ka emrin ky burri i Blerta Deliut, edhe ai ka qenë si përfaqësues të Currit me nofkën se emrin e ka Ismet Osmani, mbiemri Kodra”, thotë ai.

Për këtëakuzi nëInDoks kishte reaguar biznesmeni Sabit Kodra, bashkësorti i deputetës sëpushttit nga PDK-ja, Blerta Deliu.

“Në dokumentarin Indoks të transmetuar në TV Dukagjin ku trajtohet një kontest pronësor, i akuzuari nga prokuroria speciale Arben Bashota duke bërë përpjekje që të arsyetojë veprën e tij kriminale duke listuar figura me ndikim, pa asnjë të drejtë përmend edhe emrin tim. Dua të sqarojë opinionin se unë Sabit Kodra gjatë asaj kohe kam qenë vetëm qiraxhi në pronën e përmendur ku kam ushtruar një aktivitet biznesor. Këtë e argumentoj me argumente konkrete. Po ashtu, dua të sqarojë se kontakti im i vetëm me të akuzuarin për vepra kriminale, ka qene kur i njëjtin ka provuar që të futet me dhunë në hapësirat në të cilat kam ushtruar aktivitetin biznesor për vetëm një vit. Ndërlidhja që i akuzuari e bën me subjekte dhe figura të caktuara politike nuk është asgjë me shume se sa përpjekje për të krijuar paqartësi në opinion. Sa i përket evidentimit të emrit tim në listën e AKP së dua të sqaroje se ka qene keqkuptim i cili tashme është sqaruar dhe se emri im nuk figuron ne liste”, ka thënë biznesmeni Sabit Kodra.

Për këtë tokë kishte ndodhur edhe një incidente shumë i madh, ku së paku 13 persona përfunduan të plagosur. Versioni i prokurorisë është tjetër, por Bashota e përmend Currin edhe në këtë rast.

 “Aty po dua me dal, dhe tash në kohën që kanë qenë ne terren ka ardhur policia dhe Ruzhia ka dashur të shkojë të jap deklaratë dhe të thotë këta janë kështu janë uzurpatorë para policisë deri në ekstrem edhe më ndërhyrjen e policisë janë shpërnda, në mbrëmje kur ka qenë në Dardani Ruzhdia  me disa shokë duke  luajtur, gjatë gjykimi janë sqaruar shumë elemente, prokurorja i nderuar po mundohet ti lidh disa gjërash shumë gjëra me fat janë të përfunduara po do me fresku memorien e gjithave atyrepisqëlliqë dhe klaneve që unë fajësojProkurorinë dhe shtetin, aty ka shku me qëllim të ndryshme me vra Ruzhden, ka qenë Curri dhe shumë të tjerë  dhe në vetë mbrojtje janë gjuajtur me armë, pastaj Ruzhda ka ikur dhe kjo është ajo që ka ndikuar por do ta them edhe arsyen se pse ka ndikuar masni kohe Ruzhda ka qene nen legalitet nën arrati për probleme për të njëjtin  problem dhe pastaj është dorëzu e ka pranufajësinë”, thotëBashota.

Por versioni i Prokurorisë është më i rëndë. Është si nëpër filmat e FrancisCoppolas me mafien italiane.

Ishte 18 marsi i viti 2008, vetëm një muaj që kur Kosova ishte vetëshpallur Republikë e Pavarur. Rreth orës 5 të mbrëmjes të asaj date vëllezërit Osman e Sylejman Bajrami me tashmë të ndjerin Ruzhdi Shaqiri-Baksi, kishin marrë në shenjë me armë zjarri një biznes bastesh sportive me emrin “Toto Sport”. Në Lagjen Dardania në Prishtinë. Brenda gjendeshin edhe Ismet Osmani-Curri dhe HysenShahini.

Ky i fundit për Prokurorinë ka dhënë një rrëfim të detajuar se çka kishte ndodhur atë ditë. Atë paradite të dyja grupet kishin pasur fjalosje pikërisht në pronën për të cilën janë në bela tash e shumë vite, por aty përfunduan pa ndonjë incident. Incidenti do të ndodhte disa orë më vonë, në pasditen e 18 marsit 2008.

“Unë  e kam pasur një lokal që e kam lëshuar si bastore dhe kafeteri”. Punëtorët më kanë lajmëruar se aty ka ardhur Ruzhdiu, Osmani dhe vëllai i Osmanit dhe disa persona tjerë që nuk i njoh. Ata zakonisht nuk kanë qarkulluar në atë zonë, dhe i kam pyetur  se çka po ndodh”, tregon ky dëshmitarë derisa thotë se ishin të shqetësuar për ngjarjet e mëngjesit. Atë mëngjes pati një fjalosje mes grupeve për pronën në rrugën në Fushë Kosovë-Prishtinë, por përfundoi pa ndonjë incident për tu shënuar nga Policia.

“Unë i kam thënë Ruzhdiut se të gjitha do të sqarohen  dhe nuk ka kuptim të krijohen konflikte. Atë moment Ruzhdiu e ka nxjerr pistoletën e ma ka drejtuar në gjoks dhe më ka thënë “Kur te vras Ismetin atëherë e shohim”, rrëfen dëshmitari që thotë se u largua menjëherë nga lokali për në zyrën e tij, ku kishte dëgjuar më pastaj krismat.

HysenShahini tutje para Prokurorisë rrëfen se brenda ka qenë Ismet Osmani dhe një mik i tij, që del të ishte Afrim Dobrani, që më vonë del se kanë rezistuar pak. Njëri edhe me armë.

“Nga të pranishmit kam dëgjuar se Ruzhdiu e ka marrë kallashnikovin nga gepeki i veturës së tij dhe ka shtënë në drejtim të lokalit derisa anëtarët e tjerë të grupit kanë qenë të armatoasur me me revole dhe po ashtu kanë gjuajtur. E ky miku i Ismetit rastësisht e ka pasur revolen me vete dhe ka gjuajtur në vetëmbrojtje”, përshkruan ky dëshmitar.

Dëshmitari thotë se grupi i “Baksit” ishte i befasuar nga kundërpërgjigja  me arme dhe kanë shtënë pastaj me armë pa kontroll në ikje e sipër. Ai e përshkruan se gjithçka ndodhi shpejt, e pos lokalit plumba morën edhe disa banesa aty.

Të plagosur nga kjo gjuajtje në stil mafioz përfunduan hiç më pak se 13 persona. E dëshmitari Shahini thotë se aty po ashtu kishin qëlluar disa policë me rroba civile, e edhe stacioni policor numër 4 në Prishtinë nuk ishte larg dhe intervenimi i policisë ishte i shpejt. Por, tashmë grupi i Ruzhdi Shaqirit kishte ikur nga vendi i krimit. Këtë rrëfim e kishte konfirmuar edhe Ismet Osmani- Curri.

Ruzhdi Shaqiri do të mbahej përgjegjësi kryesor për këtë incident, që veç për fat përfundoi pa të vdekur.

Profil i Currit të Çekisë

Në këtë histori me këtë pronë të vlefshme së paku mbi 20 milionë euro është përfshirë edhe një nga njerëzit e mistershëm të botës së biznesit, dhe jo vetëm, në Kosovë. Ismet Osman-Curri. Prokuroria e sheh si viktimë, e Arben Bashota si uzurpator. Si kriminel të lidhur fortë me politikën.

Por, përtej akuzave të Bashotës me të cilin së paku kanë mosmarrëveshje për një kohë të gjatë, njëri nga rrjetet më prestigjioze botërorë për gazetari hulumtues, OCCRP-ja në vitin 2015 kishte publikuar një hetim të gjatë e të detajuar me titullin “Ngritja e krimit të organizuar nga Ballkani në Pragë”, e ku një nga personazhet kryesore negative është vetë Curri.

Shikojeni këtu dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

Pjesa e parë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by InDoks on Monday, 15 October 2018

Pjesa e dytë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Wednesday, 24 October 2018

“Së paku gjashtë figura të rëndësishme kriminale të Ballkanit dhe grupet e tyre operojnë në Republikën Çeke, veçanërisht në Pragë. Këtu përfshihen grupi i Darko Shariç, AndrijaDrashkoviç, MilanNarançiç, familja e Qazim Osmanit, grupi i BorislavPlavshiqit dhe klani i Ismet Osmanit”, thuhet në këtë hulumtim.

Në këtë hetim raporti i OCCRP bën lidhjen në mes të Osmanit dhe një rrjetit të madh kazinosh në Austri.

“Ismet Osmani “Curri” nga Mitrovica në Kosovë themeloi kompaninë “Dafina” në Brno, qyteti i dytë më i madh në Republikën Çeke, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Vjenës. Për një periudhë të gjatë kohore, kompania ishte në gjumë, por në gusht 2014, Osmani ia shiti pjesën më të madhe të saj, NikolaKuzhninit. Të dy, Osmani dhe Kuzhnini jetojnë në një shtëpi luksoze në Brno. Ata e ndajnë këtë adresë me PjeterNikollaj , i cili ishte nënkryetar i bordit drejtues të “ParadiseCasino Admiral” – një rrjet prej 20 kazinosh që i përkasin grupit Novomatic me bazë austriake”, konstaton OCCRP-ja nën titullin “Mafiozi shqiptar” kur e përshkruan “Currin”.

Një raport i inteligjencës së NATO-së në Kosovë i publikuar nga “Koha Ditore” e lidhte Currin me vetë KadriVeselin, ish-shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës, një shërbim kontrovers i afërt me PDK-në që sot e drejton Veseli vet.

InDoks ka provuar që ta intervistojë Ismet Osmanin-Currin, por i njëjti nuk është pajtuar që të flas për këtë dokumentar.

Megjithatë avokati i tij thotë se Ismet Osmani nuk është “Curri” i shkrimeve dhe se lidhjet e tija me politikanë të fuqishëm janë tjera..

“Sa i përket raporteve të Ismetit me krerët të cilët po potenconi ju besoj që ma mirë do të kishte dhënë vetë  Ismeti  në lidhje me raportet , për sa e njoh unë dhë për sa kam kontakt biznesor për punën këto raporte unë nuk kam parë që ka ndonjë afërsi ose raport ose biznes apo cka do tjetër , mirëpo në Kosovë është bërë shprehi se cdo njeri  që është pak i fuqishëm në biznes apo kush do të jetë atëherë duhet të identifikohet me një personalitet me një kompetent president, kryetar nuk është rasti i parë por kemi qindra raste edhe  objektet kur ndërtohen edhe bizneset e mëdha identifikohen në emër të politikanëve të ndryshme ku është qëllimi këtu nuk e di mirëpo deklarimet e Bashotës me vetëdije të plotë, e ka këtë me u kamuflu do të thotë vepër të cilën e ka bërë, gjitha veprimet sa i përket patundshmërisë , tash pozicioni i tij i cili nuk arrit që të shkojë deri në fund të mundohet me akuza të ndryshmë ti përfol edhe të dëmtuarit tani”, thotëAlban Arifi, Avokati i Ismet Osmanit -Currit

Marrëveshja e komandantëve të UÇK-së

Ishte data 18 qershor e vitit 2008. Pak muaj pasi që grupet që po përplaseshin për një copë pronë mbi 10 hekatrëshe në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë kishin përfunduar edhe duke u gjuajtur me armë, me një dëm anësore prej 13 të plagosurish, kur situatën në dorë e morën ish-komandantët e fuqishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë ditë JakupNura, SylejmanSelimi, Sami Lushtaku e IsmetHaxha kishin organizuar një këshill pajtimi për grupet që po bënin fesat për atë pronë të shtrenjtë e të vlefshme me miliona.

(Kjo lexohet nga Xhevda) “Pas mosmarrëveshjeve në mes të Ruzhdi Shaqirit nga Prishtina në njërën anë dhe Ismet Osmanit në anën tjetër në të cilën janë implikuar edhe Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami të cilët Ruzhdi Shaqirin e kanë dhëndër si dhe Afrim Dobrani nga Mitrovica  shok i Ismet Osmanit ndaj të cilëve është në rrjedhë e sipër procedura penale pranë Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, këshilli i pajtimit pas bisedimeve të realizuara me palët në konflikt arriti që të gjitha palët ti pajtoi dhe që lidhur me këtë rast kurrë më nuk do të kenë raporte të këqija në mes vete”, thuhet në këtë marrëveshje.

Këta anëtarë të këshillit, dy prej tyre ish-komandantë të fuqishëm të UCK-s, Lushtaku e Selimi, marrin përsipër që të jenë garant bile të kësaj marrëveshje për palët.

Në këtë marrëveshje palët madje ishin marrë vesh që në një formë ta sabotonin drejtësinë.

Marrëveshja thotë që Ismet Osmani-Curri nuk do ta ndiqte penalisht më as Ruzhdi Shaqirin, as vëllezërit Bajrami, lidhur me incidentin e marsit të atij viti ku u gjuajtën me armë si nëpër filma. Edhe familja Bajrami nuk do ta ndiqte më penalisht mikun e Currit, Afrim Dobrani edhe nëse ai shpallet fajtor  në gjykatë. As nuk do të kërkoheshin dëmshpërblime financiare.

Një dekadë më vonë, tash si e sheh këtë marrëveshje avokati i Ismet Osmanit?

“Nuk pe di për çfarë marrëveshje është bërë, okej për pajtim. Sa i përket marrëveshjes  të cilët po i referoheni në ketë rast të vitit 2008 këtu kemi pasi Arben Bashota me të akuzuarit të tjerë kanë bërë presione të vazhdueshme në vitin 2007, kane filluar që ti rrisin presionet dhe të bejnë kërcënim serioz ndaj të dëmtuarve tani palës time Isamet Osmani edhe dëmtuarve të tjerë ku kanë shkuar më një ekskavatorë kanë filluar të gropojnë, kur palët e dëmtuar kanë njoftuar policinë janë larguar dhe diku ka mbrëmje ka ndodhur një incident , ku këta të akuzuari kanë filluar të gjuajnë në drejtim të bastorës “Loto Sport “ në Dardani ku ishin i dëmtuari IsmetOsamni dhe HysenShahini dhe lanë të plagosur rreth 13 persona dhe pas kësaj atëhere unë mendoj do tëthotë është arritur edhe Ruzhdi Shaqiri i ndjeri  i cili ka kërkuar falje për incidentin , ka kërkuar falje dhe janë hyrë është e natyrshme që janë figura ose në fshatrat jemi rritur na, një kryeplak apo kryetar  apo komandant i UÇK-së i cili ka respekt është e natyrshme që të afrohet të hyn në ndërmjetësues palët në mes veti në një konflikt rreth 13 të plagosur në këtë incident i cili ka ndodhur dhe edhe se fatkeqësisht është ngritur aktakuzë për këta të akuzuar të cilët edhe tash akuzohen , por ky rast nuk ka mundur që të gjykohet ende Pavarësishtz.Osmani mund të tërhiqet por duhet të ndiqet penalisht dhe ligjërisht, nuk pyetetz.Osmani  as z.Bashota, këtu  kemi tentim vrasje shkaktim i përgjithshëm  ku janë plagosur 13 veta”, thotëArifi, Avokat i Ismet Osmanit-Currit

Sipas tij, kjo marrëveshje mafioze,” nuk them se është marrëveshje mafioze po marrëveshje mes palëve mu pajtuar mos me rredhje problemet në vazhdimësi, mirëpo rasti si rasti duhet të hetohet dhe dënohet, njerëzit më vujt dënimin , jo në vitin 2007-2008 tash në vitin 2018 mbas 10 vite hala pse është ngutur aktakuza nuk është gjykuar askush, është tepër absurde mirëpo është çështje e gjykatës, mungesë të akuzuarve apo procedura mos me u siguruar prezenca mirëpo duhet të vazhdohet me ata të cilët janë këtu”.

Në këtë marrëveshje vetë Arben Bashota nuk përmendet, por ai kishte në grupin e tij Ruzhdi Shaqirin-Baksi. Bashota ka një interpretim interesant për këtë marrëveshje pjesë e së cilës ishin edhe komandantë të UÇK-së.

“Nuk janë palë pse me bë një marrëveshje sepse ka qenë një iniciator që e vetmja bisede ka qenë që se unë nuk pajtohem dhe ti vazhdo si të duash , marrëveshja është bërë pastaj tu u nis nga Ruzhda në mes të burrave marrëveshje që e kemi pasur aty janë palët Sami Lushtaku, Sylejmanselimi , JakupNora dhe IsmetOsamni Curri me njërën anën më Ruzhdinë, por këtu jemi pajtu që mos mu ndjek me ligj as me ndjek njëri tjetrin, marrëveshja e 2008 kjo marrëveshje e ka pas këtë efekte  po flas për Ruzhden dhe Ismeri si palë juridike urzurpatorë fals, është në cilësi blerës nuk e ka atë vendimin juridik të pronësisë por për hir të të asaj që janë gjuajtur mes vete e sjanë njohur ma herët, siç po thu më gënjyerProkurorine, por është edhe një karakteristikë se kush ka qenë kryetar i trupit gjykues ,ka qenë këtë noterin përballë komunës …Reçakut nuk me kujtohet mbiemri”, thotë ai.

Shikojeni këtu dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

Pjesa e parë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by InDoks on Monday, 15 October 2018

Pjesa e dytë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Wednesday, 24 October 2018

Ai ka edhe një përgjigje se kur pyetet se ai duket mafioze kjo marrëveshje, që në thelb kishte edhe sabotimin e drejtësisë duke hequr dorë nga ndjekja penal.

“Normal po tash e bërë pyetje a duket mafioze, tash në faktikisht edhe në gazetë cilësohem si grup mafioz dhe kriminal shumë e vërtetë këtë qe po thu ti, kjo është  marrëveshje individuale dhe  sa ata na thojnë nëse ne nuk i kishim ndjekur anën zyrtare ligjore po të gjitha shkresat i shifni secili dokument e ka një”, thotëBashota.

E për avokatin e MuratTërnavës kjo marrëveshje ka qenë e imponuar.

“Çdo marrëveshje që ka ofruar palës së dëmtuar pavarësisht kush ka marrë pjesë ka qenë e imponuar gjithmonë ka qenë e shantazhuar që nëse nuk nënshkruhet nëse nuk behët ky veprim pasojat do të jenë deri tek familja, kërcënimet nuk kanë qenë kërcënime jo serioze, kërcënimet kanë qenë çdo herë kërcënime me jetë shihet edhe në përgjime të telefonave ku ata deklarojnë që z.Ternava nuk ka me guxuar që ta shoh më , sepse do ta vrasim, sepse do t’ia vrasim djalin e kështu me radhë”, thotë për InDoksSkënder Musa, Avokat i MuratTërnnaves

Musa thotë sepërfshirja e komandantëve nuk është diçka që ai mund flas në emër te tyre. “Megjithatë ky grup kriminal i ka përfshirë me qëllim për ta treguar veten që janë të fortë dhe çka do që të duan bëjnë në Kosovë si dhe deklaratën ez.Marko kur i thonë se njerëzit dojnë po bëjnë pare më letra e ju po rregulloni letra ne kadastre për ta marrë certifikatën e pronës”, thotë ai.

InDoks ka tentuar që për këtë marrëveshje të intervistoi edhe Sami Lushtakun, ish-komandant  i UCK-së dhe njeri shumë i fuqishëm i bastionit të PDK-së në Drenicë, por i njëjti edhe pse ka pranuar që të takohet, nuk ka pranuar që të dalë para kamerës për ta komentuar marrëveshjen. Ai ka thënë veç se ka pasur qëllim që palët të mos i lë që të përfundojnë, siç thotë ai” te më e keqja”.

Në ndërkohë ai nuk ka pasur përgjigje as për faktin që marrëveshjen e ka nënshkruar në kohën kur me shumë gjasë është dashur të ishte në burg.

Sipas njoftimeve të mediave të kohës, Sami Lushtaku ishte liruar nga burgu më 22 gusht të viti 2008, pasi që kishte mbajtur tre muaj e gjysmë burg kur u gjet fajtor për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës si dhe i ishte bashkangjitur një vepër tjetër, ajo e armë mbajtjes pa leje. Marrëveshja ishte nënshkruar më 18 qershor që me një përllogaritje të thjeshtë del që ai duhet të ketë qenë në burg atë kohë.

Derisa Lushtaku nuk u pajtua që të flasë për marrëveshjen, komandanti tjetër, SylejmanSelimi ishte e pamundur që të intervistohej sepse ende gjendet në burg. Në emër të tij për InDoks ka folur avokati TomëGashi.

Dokument që ju ma treguat nuk kam asnjë lloj njohurie dhe është hera e parë që po e shoh nënshkrimin e tij në një lloj pajtimit ku duke që qëllimi i tij ka qenë i  mirë për të pajtuar apo ndërmjetësuar personat të caktuar që kanë pasur mosmarrëveshje mes veti, thënë me thjesht është hera e parë që po e shoh dhe unë nuk kam asnjë lloj njohurie sa i përket involvimit të SylejmanSelimit në këtë çështje të pajtimit të personave të caktuar por nuk shoh dicka të keqenëse dikush tenton të pajtojë disa persona të caktuar kështu që çështja të mos bëhët më e madhe”.

Ai nuk sheh asgjë të keqe në këtë marrëveshje, madje thotë se në të tilla është përfshirë edhe Presidenti Hashim Thaçi.

“Njerëzit  jo vetëm nëpër fshatra  po edhe midis Prishtinës pajtohen m rastin më të madh të fundit e keni pasur e personave  të caktuar sa i i përket presidenti Thaçi, ku ka pasur njoftimi në media që ka pasur problem lidhur më një rast dhe janë marrë vesh ata persona mes veti dhe janë pajtuar, do të thotë ka edhe raste të tjera për shembull rasti i pajtimit të z.GaniGecit me AzemSylën dhe të tjera kjo është çështje ku pa marrë parasysh a është mirë apo keq unë besoj që është mirë kur personat me vullnet të mirë tentojnë që t’i pajtojnë persona të caktuar që çështja të mos bëhët me e madhe apo me keq , involvimi në këso raste nuk është i keq”, thotë avokati Gashi.

Gjykimi për tokën e shtrnjtë

InDoks ishte në Gjykimin për krim të organizuar për një hise të madhe toke e vlefshme mbi 20 milionë euro. Historia e errët e kësaj toke dhe këtij gjykimi është trajtuar nga një hulumtim i InDoks. Por, epilogu i këtij rasti nuk është vetëm fundi i një historie mafioze.

Me të lidhet edhe fati i 1.8 milionë banorëve të Kosovës të izoluar nga Evropa. Ky rast është futur në listën e proceseve gjyqësore që do të determinojnë procesin e liberalizimit të vizave.

Por përtej këtij fakti, historia e hulumtuar nga InDoks për betejën mafioze për tokën e shtrenjtë e vazhdon nëljesën e dytëme detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës, por edhe fakte mbi hetimin që ka nisur mbi një varg denoncimesh që ai ka bërë kundër grupit rival.

Si u tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, janë disa nga pistat në të cilat do të fokusohet pjesa e dytë e këtij dokumentari.

Do të flasin edhe ata që e monitoruan këtë rast, edhe do të jepen përgjigje se pse ky rast është i shënjëzuar për liberalizim të vizave për kosovarë.

InDoks ka sjell rrëfime ekskluzive se si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se dhe dokumente false të hartuara nga grupi i Bashotës. Se si u përfshi në këtë histori Agjencia e Privatizimeve, Komuna e Prishtinës e drejtuar atëkohë nga LDK-ja dhe Agjencia Kadastrale e drejtuar nga Murat Meha

Shteti i gjunjëzuar para krimit

Ky person po e përfaqëson shtetin në një betejë mes grupesh të akuzuara për krim, e të tjerë të përmendur si mafiozë me famë ndërkombëtare. Po e përfaqëson shtetin për një pronë që thotë se është shoqërore por tash e një dekadë e gjysmë nuk ka guxuar që të ndërhyjë e ta marrë nën kontroll të plotë. Madje, zyrtarët e Agjencisë Kosovare të Privatizimit thonë se ata duhet të menaxhojë këtë. Por, shteti duket se nuk guxim që ta bëjë këtë.  Kjo dëshmohet me faktin se asnjë zyrtar i AKP-së nuk kishte guximin që të flasë para kamerës, lidhur me këtë pronë.

Ai në rrëfimin e tij është konfuz.

“Po unë u përgjigja në këtë pyetje. Prej vitit 2005 është ndryshu titullari. Kjo pronë ka kaluar në persona fizik dhe AKP është në procedurë që kjo pronë të kthehet në pronë shoqërore. Pra, kjo pronë tani nuk është pronë shoqërore”, thotë ai.

Në seancën e fundit që u bajt për gjykimin kundër personave Arben Bashota, Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami të akuzuar për krim të organizuar zyrtari i AKP-së jep një version të kësaj agjencie se çka ka ndodhur me këtë pronë.

“Në vitin 2012 pasi kanë kërkuar drejtoria e kadastrës pëlqim, që me pëlqim të palës, duke e përdorur një titull juridik një aktgjykim që titulli i lëndës nuk më kujtohet, ne kemi kërkuar nga ish gjykata komunale në Prishtinë, që nëse ky aktgjykim gjendet në gjykatë dhe përgjigja ka qenë që po me atë numër ekziston një aktgjykim tjetër dhe me palë të ndryshme, por jo me emrin e Marko Mitroviqit. Me atë numër të lëndës me aktgjykim ka qenë i paditur dikush tjetër, por jo Marko Mitroviqi. Ne kemi kërkuar nga drejtoria e kadastrës që kjo pronë të mos tjetërsohet në emër të ndokujt. Drejtoria e Kadastrit e ka përdorë një aktgjykim, ku paditës ka qenë Marko Mitroviqi”, tha në gjykim Arben Hasi nga AKP-ja.

Ai thotë se AKP-ja ka filluar kundërshtimin në rrugë administrative pikërisht në mungesë të një titulli juridik, për shkak se gjykata përmes shkrese na ka njoftuar se nuk gjendet aktgjykimi që në drejtorinë e kadastrit është përdorë për ndërrimin e titullarit. “Ne kemi kërkuar të merret një vendim për rivendosjen e gjendjes së mëparshme. D.m.th.siç ka qenë para vitit 2005”, thotë ai.

Ai madje ka edhe një shpjegim se pse kjo tokë shumë e vlefshme nuk ka dalë në privatizim.

“Ne nuk e kemi privatizuar këtë pronës, për shkak se nuk mund të privatizohet  një pronë përderisa nuk është e regjistruar në emër të ndonjë ndërmarrje shoqërore dhe sic thashë që nga viti 2005, evidentohet në emër të personave të tretë. Prona është në emër të personit, nuk është në emër të ndërmarrjes shoqërore . Ka qenë deri në vitin 2005, në formë të ndërmarrjes shoqërore. Pas 2005-ës, AKP është në procedurë që prona të kthehet në emër të ndërmarrjes shoqërore. Kjo pronë nuk evidentohet si pronë e ndërmarrjes shoqërore”, thotë Hasi.

Derisa shteti thotë që as nuk e ka në pronësi aktualisht këtë pronë, e as nuk mund ta privatizojë. E as që mund të ndërhyjë, dhe është duke pritur, në anën tjetër personat që pretendojnë pronësi e të tjerë që thonë se e morën me qira atë, e mbajnë të gjallë një betejë, që ka ditur të ketë episode mafioze si në filma.

Shikojeni këtu dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

Pjesa e parë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by InDoks on Monday, 15 October 2018

Pjesa e dytë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Wednesday, 24 October 2018

Një prej episodeve të rënda të këtij zhvillimi është edhe rasti që kishte ndodhur në një hotel në Prishtinë. NaimIsufi, një dëshmitar i këtij procesi kishte folur edhe për rastin kur peng u mbajt edhe djali i MuratTërnavës, i cilësuar nga Prokuroria si viktimë e grupit të Bashotës. Ky është Kujtim Tërnava, që dëshmitari thotë se u mbajt peng (Foto ose incizime të Kujtimit).

NaimIsufi e kishte dhënë rrëfimin e tij në dhjetor të viti të kaluar, në gjyq e nën betim për ta thënë të vërtetën. Në atë hotel, rrëfen ai, që  Ruzhdi Shaqiri, Baksi, do ta mbante peng Kujtimin derisa babai i tij, Murati ta tërhiqte një denoncim kinse të bërë në polici. “Kur shkova në hotel, Ruzhdiu i tha Muratit se ka me të vra me dorë teme nëse më ke denoncuar në polici”, deklaroi dëshmitari Isufi që është në lidhje miqësie me Tërnavën.

Në një tjetër rast grupit të Bashotës i ishte përmendur edhe ajo që e kërcënoi një zyrtar të n♪7rmarrjes “Bujqësia” se do t’ia kidnaponte djalin. Por, në intervistën për InDoks ai ka një version krejt tjetër edhe të një historie ku përmedet prekja e fëmijëve të kundërshtarve nga grupi i Bashotës.

“Sa i përket kidnapimit që po ma boni pyetjen nuk e kam dhënë dëshminë time në lidhje me këtë rast dhe nuk ka ardhur dëshmitari i kyç i këtij rrëfimit dhe mund ta quaj lirisht ka mu faktu në gjyq i këtij trillimi që e ka trilluar dhe pse e ka thënë dhe pse e ja  ka transmetuarOsamanDauti është  HasanHasani.
Ai i ka thënë në polici unë kam dëgjuar në bazë të deklaratave të Osman Osmanit së gjoja  unë i kam HasanHsani kom me ja kidnapua djalin Osman Osdautit që në lidhje nuk ta bëj fare me këtë çështje nuk ka të bëjë fare as nuk e kanë bërë këtë veprim as nuk e kam thënë këtë fjalë Osman Dauti ka qenë dhe ka pirë ka hëngër  me familje, familje kanë qenë para lufte miqësore të përbashkëta”, thotëBashota në rrëfimin për InDoks.

 

Për avokatin e Murat Tërnavës, Skënder Musa, pikërisht episodet ku përmenden kidnapime e mbajtje peng e fëmijëve e dëshmojnë mafiozitetin e kësaj historie. Ai flet për rastin kur grupi i Bashotës e Baksit dyshonin qëMuratTërnaava i kishte denoncuar në polici, por që në fakt ai nuk e  kishte bërë këtë.

“Ka qenë një stil mafioz italian dhe stilin kozanoanostras sepse vetëm mafia italiane deri tash ne Evropë njihet krim i organizuar kriminal që kërcënon gjyqtar prokurorë dhe zyrtar shtetëror, njëjtë ka vepruar edhe ky grup kriminal ne Kosovë sepse dihet janë në aktakuzë njerëz me emër dhe mbiemra që kanë qenë të kërcënuar, pavarësisht situatave shum të rënda nuk njihet ndonjë rast i rëndë i kërcënimit të prokurorit të shtetit ose policisë në rastin konkret situata ka qenë e njëjtë sikur se me filma kriminalistik sepse në këtë rast grupi kriminal që udhëheq z.Bashota e ka marrë peng djalin djalinez.Ternava  në hotel Prishtina deri sa z.Ternava   shkon në stacioni  e policisë në lagjen e muhaxhereve për ta tërheq njëdeklaratë që nuk e ka dhënë por për shkak të dyshimeve në polici  këta e kanë detyruar, mabjrja e pengut është bërë me armë”, thotë për InDoks Skënder Musa, avokat i MuratTërnavës

Por, për akuzat për kërcënim fëmijësh Bashota thotë se në vazhdim të procesit gjyqësor do të dëshmohet e kundërta.

“Nëse referohemi më dokumentacione është faktike që është e kundërta e asaj që po ta them tash, këtë do ta them edhe në gjyq, po këtu është një HasanHasanaj,që do të vijë të dëshmoj këtu atë e ka shpikur ai, po unë edhe pasi këtij resiti po e zëmë se pas këtij rasti po pretendon kështu ose thanë kështu ne kemi pi kafe, ai i ka pasur raportet shumë të mira me axhën tim nuk qëndron kjo.Po në realitet unë nuk e di as ku e ka banesën un kam pi kafe jam takuar përmes agjes sepse kam ndjeur shumë pasi axha e ka pasur një kafiteri , as edhe njëherë skam pasur edhe arsye hulumtojë gjeje një arsye të vetme që ta kërcënoj atë”, thotë ai.

Grupi i akuzuar kriminal i Bashotës dhe “Baksit”

InDoks ka siguruar aktakuzën e plotë të rastit ku po gjykohen Arben Bashota, Osman Bajrami dhe Sylejman Bajrami që akuzohen për krim të organizuar, detyrim dhe falsifikim të dokumenteve. Është voluminoze. Thotë se grupi operoi gjatë e ishte mirë i strukturuar.

Pjesë të këtij grupoi Prokuroria e ka futur edhe Ruzhdi Shaqirin me nofkën “Baksi” që përfundoi i vrarë nga ish-deputeti i LDK-së e LDD-së, Gani Geci.

“Baksin” sipas Prokurorisë grupi e kishte angazhuar për punë të pista. Ai në gjykatë kishte rrëfyer me detaje se si e vrau “Baksin.

Geci pretendon që historia e tokës është shumë  e ndërlidhur me të. Në profilin e tij në Facebook ka reaguar duke folur për pjesën e parë të këtij dokumentari. “Toka e cila iu premtua Ruzhdi Shaqirit të e bëjë të ligjshme nëse më vret mua”, ka shkruar Geci.

Geci ende nuk ka zbuluar se kush ia kishte premtuar këtë tokë Ruzhdi Shaqirit dhe se nga kush e ka marrë këtë informacion. Emri i tij nuk është pjesë e dosjes voluminoze të prokurorisë.

Kjo dosje e detajuar tregon histori të shumta të përplasjeve mes grupeve të akuzuara kriminale.

Akuzat e Prokurorisë janë të rënda për grupin në të cilin bënte pjesë edhe “Baksi”.

Sipas aktakuzës Bashota dhe dy vëllezërit Bajrami që nga viti 2004 së bashku me Ruzhdi Shaqirin kanë bërë presione të vazhdueshme ndaj të dëmtuarit MuratTernava, HysenShahini dhe Ismet Osmani-Curri që ta lirojnë pronën në sipërfaqe prej 10.12.53 hektarë që gjendet në Fushë-Kosovë, rrugës për në Prishtinë.

Organi i akuzës thotë se Bashota kishte siguruar aktgjykimin e falsifikuar të Gjykatës Komunale të Prishtinës të datës 21 shkurt 1997, sipas të cilit prona e kontestuar i ishte kthyer në pronësi private personit të quajtur Marko Mitroviq dhe me një autorizim të falsifikuar pretendon se është i autorizuari i Mitroviqit që të ndërmarrë të gjitha veprimet juridike në lidhje me pronën.

Duke u thirrur në këto autorizime, Bashota kërkon nga Drejtoria e Kadastrës që të bëjë regjistrimin e këtyre ndryshimeve të pronësisë.  Sipas Prokurorisë, në mars të vitit 2004 ky dikaster vihet në lajthitje dhe në bazë të kërkesës së Bashotësmerrë aktvendim me të cilin e vërteton këtë çështje. Disa ditë më pas, Drejtoria e Kadastrës  e Komunës së Prishtinës e lëshon edhe fletën poseduese për këtë pronë.

Janë një seri sqarimesh të detajuara se çka ndodhi  me dokumentet falsifikuara, por kjo histori që ekskluzivisht shpaloset në këtë dokumentar të InDoks nuk është aspak veç betejë letrash. Është më shumë betejë me plumba prej së vërteti.

Por, për akuzat që rëndojnë mbi të Bashota ka një interpretim krejt tjetër. Ai thotë se madje nuk i ka kryer krimet që i ngarkohen, por se procesi kundër tij është i ndërtuar mbi falsifikime me ndërmarrje shoqërore.

“Kur e thash ma herët që e ceka me bazë të kërkesës zyrtare që e kemi kërkuar njërin nga pronarët kemi kërkuar historianin e vitit 2016 që e posedojmë këtë fakt që këtë fakt e ka edhe prokuroria edhe trupi gjykues, historiani shumë mirë e cekë që ka qenë pjesa e kësaj parcelës parase me fitupronësinë ish pronari para lufte është që GoranDobreva ose Miradia e Lartë me drejtor të asaj kohe është MuharremBytyqi, kurse “Bujqësia” edhe atëhere edhe në atë kohë që padia unë mendoj është vërtetë një realitet që është ngritur në bazë të flasifikimi të uzurpatorëve ata na kanë akuzuar neve që komplet është e kundërta për dy arsye në proceset gjyqësore që i kemi shumë mirë rezulton dëshmia edhe e akuzuesve edhe dëshmitarët të cilët i ka sjellë prokuroja rezulton që në asnjëherë sidomos unë nuk kam pasur asnjë kontakt  2004-2012 kur në parti në aktakuzë gjithmonë ka apsur shantazhe kërcënim e etjer e tjera nga viti 2005-2012 që do më thanë nuk kanë mundur më shfrytëzu uzurpatoret  pronën nga trysnitë dhe gjërat që na ju kemi bërë atyre ku në realitet është komplet e kundërta që sot trupi gjykues shumë hërë çuditet me veprimet e tyre dhe dëshmitë që i sjellin prokuroja, “Bujqësia” është fals , në bazë të “Bujqësisë” falso dhe ish drejtorit është i ndjerë Zeq Krasniqi që e ka mohuar njerin nga akuzuesit MuratTërnavën që e kanë mik shtëpie që janë bërë janë shkelur më pretendime të tyre private, “Bujqësia” është falas po e ceki të satën herë toka ka qenë e ish pronarit dhe është në pronësi të pronarit legjitim që sot e kanë fituar më gjitha kontekste”, thotëArben Bashota.

InDoks ka tentuar që ta intervistojë edhe prokuroren e këtij rasti, Merita Bin-Rugova, por Prokurorja ka thënë që se çka të flas më shumë se sa çka ka vendosur në aktakuzë.

Shikojeni këtu dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

Pjesa e parë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by InDoks on Monday, 15 October 2018

Pjesa e dytë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Wednesday, 24 October 2018

Kjo aktakuzë që nuk pranon që ta komentoj Prokurorja Bina-Rugova lavdërohet nga dy avokat. Madje pritjet e tyre për këtë proces janë të mëdha.

“Unë pres që të ketë një proces të drejtë gjyqësor, vetë akuza e grupit kriminal , dënimet të jenë minimale prej 4 deri  7 vjet varësisht prej rrezikshmërisë së grupit kriminal dhe pas  vendimit të jenë maksimale sepse përveç rehabilitimit që duhet ta ketë parasysh gjykata sa vite duhet të ketë ti kalojë një person për tu rehabilituar një person pe e zëmëme z.Bashota pasi të dy procedura janë të komplikuara në statuese pasi asnjëherë nuk ka blerë pronë në atë vend dhe nuk ka pasur asnjë metër pronë të ligjshme me posedim në atë vend, prap që të bind opinioni se ka pronë në pronën ku po bohet fjalë menoj që vendimi duhet të jetë maksimal në këtë rast duhet të ndikojë tek uzurpatorët, tek uzurpuesit të tjerë , falsifikuese të tjerë dhe grupe të tjera kriminale të organizuara që mos të kryejnë veprat të tjera të ngjashme që dëmtojnë pasurinë dhe jetën e qytetarëve të tjerë të republikës së Kosovës”, thotëSkënder Musa, avokat i MuratTërnavës.

E avokati i Ismet Osmanit, Currit, Alban Arifi pret që toka ti kthehet shtetit që në këtë betejë ka qëndruar veç si shikues.

“Në bazë të provat të cilat i desponojmë ne dhe rrjedhëse të gjyqësorit , unë pres që Arben Bashota së bashku me të akuzuarit të tjerë të marrin dënimin e merituar, prona t’i kthehet ndërmarrjes shoqërore “Bujqësia” dhe është nën  kompetencës AKP-së, ndërmarrjes shoqërore a duan më privatizu a dëshirojnë më shit, apo me vazhdua kontratën me MuratTërnavën”, thotë Alban Arifi, avokati i Ismet Osmanit, Currit

Por si e shohin këtë proces gjyqësor, që është aq i rëndësishëm për procesin e liberalizimit të vizave njëri nga institutet e specializuara për monitorimin e drejtësisë, Betimi për Drejtësi?

EhatMiftaraj, që ka një karrierë edhe në sistemin prokurorial, dhe tash si monitorues nga shoqëria civile flet për InDoks.

EhatMiftaraj, Betimi për Drejtësi

“Për sqarim për publikun rast pa marrë parasysh sa është kompleks në bazë të së kodit penal të procedurës duhet të përfundoj brenda 4 deri në 6 muaj kalendarik sigurisht për rastet komplekse gjyqtari kolegji ,mund ta shtyjë çdoherë deri në një muaj deri sa të përfundon seanca, çka e gjemë edhe në këtë rast edhe në raste të tjera se gjyqtarët del se pothuajse asnjëherë nuk e respektojnë këtë afat të përcaktuar në bazë të procedurës penale dhe me vet faktin se është në këtë rast kemi pothuajse dy vite  shqyrtim në gjyqësor ee dëshmon  në fakt gjykata qoftë e neglizhon këtë afat ligjor dhe nuk I kushton rëndësin qoftë këtij rasti apo rasteve të cilat mund të jenë të njëjta”, thotë ai.

Ai thotë se edhe në këtë rast kanë parë neglizhencë, ani pse është i rëndësishëm për liberalizmin e vizave.

“Në bazë të asaj që kemi vërejtur më shumë kemi të bëjmë më neglizhencë, një keqmenaxhim qoftë nga ana e gjykatës qoftë nga ana e prokurorisë pothuajse është e pakuptim që një seancë gjyqësore të shtyhet për shkak se prokurori është në një udhëtim zyrtar apo gjyqtarët nuk  paraqiteni në seanca gjyqësore”, thotëEhatMiftaraj, nga “Betimi për Drejtësi”

Miftaraj thotë se nuk kanë vërejtur diçka më të rëndësi, siç është tendenca për të ndikuar drejtësinë.

“Përmend këtë rast nuk kemi bërë hulumtim të këtij rasti , ky rast është monitoruar nga seancat gjyqësore e këtë drejtim nuk mundemi të themi diçka, sepse kur vërejmë diçka bëjmë hulumtim më të thellë në mënyrë që që të informohet publikut, gjate seancës së paku nuk kemi mundur te vërejmë që mund të këtë kërcënime apo ndikime të jashtme qoftë në dëshmitar qoftë në trupin gjykues qoftë tek prokurorët apo në diçka tjetër” thotë ai.

Por, ndryshe  e shohin rastin avokatët e biznesmenëve të cilësuar si viktima nga Prokuroria.

Skënder Musa, Avokat i MuratTërnavës

“Kjo është shumë qesharake sepse z. Ternava prej krejt njerëzve të drejtësisë është i lidhur vetëm me mua sikur avokat i tij, asnjëherë dhe asnjë formë  nuk ka pasur është kontakt  me presidentin e republikës së Kosovës HashimThaçin me KadriVeslelin apo Aleksandër Lumezi , këta njerëz i ka pa si qytetarë të tjerë të Kosovës ne televizion , z.Bashota i ka thirrur ata njerëz ai edhe në përgjimet e tij që janë në aktakuzë përmende më emër dhe mbiemër si të afërm që kanë të bëjë edhe me politikën edhe me gjyqësorin madje ka tentuar edhe në këtë proces të fundit gjyqësor duke tentuar të takohet direkt me gjyqtarin e kësaj çështjes”.

InDoks ka transmetuar edhe një incizim nga seancat gjyqësore ku gjykatësi deklaron se pala e akuzuar ka tentuar që ta kontaktojë privatisht,

“Me gjyqtarin aktual dhe ne falënderojmë gjyqtarin aktual  të çështjes që në fillim të seancës na ka njoftuar në mënyrë publike që ka pasur pretendime të ndikohet në gjykim  dhe se pas gjyqtarit të çështjes e ka  udhëzuar që gjithçka që ka për ti thënë gjyqtarit të thotë haptas batë që ka për të thënë në seancë publike”, thotëMusa.

Akuza me bollëk nga Bashota

Vetë i akuzuar për krim të organizuar, Arben Bashota, personazh i këtij dokumentari ka akuza për të tjerët, prej politikanëve te njerëzit e drejtësisë, Prej biznesmenëve e deri te zyrtarët.

“Kur e thash pak ma herët kta kanë bë shum akte dhe padi, janë 3 grupe që kanë vepruar më interes për ta shfrytëzuar dhe ta marrë parcelën mënyrë jo legjitime, me ne është për shembull që tash kur thoshe dhe një here kur rezulton bujqësia falso këto kronologji janë bërë ndër vite pa e ditur, një pretendues organizatë dhe e ka bërë një pretendim dy  janë këta uzurpatorë tre janë për shembull me raport me ish ministrin Rexhep Osmani që ka bërë dhe ka fituar një pronësi të cilës sot është pjesë e parcelës që e ka bërë një marrëveshje dhe një shkëmbim toke ndërrim më një fjalë po në raport me komunën e Fushës Kosovës dhe jo të Prishtinësqë do të thotë ajo parcelë nuk i përkët fushë Kosovës por i përket Prishtinës”, thotëArben Bashota.

InDoks e ka takuar Profesorin Rexhep Osmani i cili ka prezantuar para ekipit të dokumentarit një dosje që dëshmon se prona që ai e ka tash në këtë hise toke është e të njëjtës madhësi sa prona që menjëherë pas luftës, në kohën sa UNMIKU ishte autoriteti kryesor në vendi, ia mori Aeroporti i Prishtinës. Sipas dokumenteve ajo është thjeshtë një pronë e kompensuar tokë me tokë, që është bartur në emër të tij në procedurë të rregullt.

Me gjithë këtë Bashota flet për përfshirje në këtë histori të njerëzve edhe nga PDK-ja e edhe nga LDK-ja.

“Lidhjet direkt atëherë këto qe ju kërkoni që të dëshmojë më kohë për ta jep dëshmin time para gjykatës e lidhja Pdk-së që e ka të bëjë me terrenin kurse unë po e ceki tani disa lidhje që në raport me ish veprimin e ish ministrit  Rexhep Osamani që e ka një pjesë të uzurpuar në tokën tonë me vendime që unë i kam të gjitha aktet që i janë të lidhura me ish kryetarin e  gjykatës  komunale  Nuhi Ukën me shefin krimeve ekonomike Musel Dukën njëri ia afërt i Nuhisë me lidhje tjetër kur ky e ka shfrytëzuar shumë mirë atë kohë shefat ekzekutivit Burim  Berisha që sa e di unë aktualisht  është kryetar i komunës së Fushë Kosovës dhe Hamiti shefi ekzekutiv i LDK-së dhe Sabri Hamiti, Sabedin Haxhiu  në atë kohë që ka qenë drejtor i Kadastrës që asnjëherë nuk e ka zbatuar ligjin”, thotëBashota.

 

Shikojeni këtu dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

Pjesa e parë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by InDoks on Monday, 15 October 2018

Pjesa e dytë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Wednesday, 24 October 2018

Ai madje hedh akuza të rënda edhe kundër prokurorëve që ishin marrë me rastin e tij.

“Është një karakteristikë shume interesant përket prokurori i një çështjes që pretendohet që ka të bëjë me shkelje ligjore me këto gjëra që po i ceki është FetiTunezliu  që në fakt si unë si përfaqësues i pronarëve kam bërë kallëzim penal që është duke u shqyrtuar që të njëjtën kallëzim penal që IlazBeqiri që e ka qitur një njoftim që duhet të jetëligjirisht 72 orë është bërë 5 vite pa asnjë  veprim edhe pastaj të nijetin veprim si Beqiri e ka bërë FetiTunezliu pas disa udhërarrestave që të zbatohet që ti hiqet masa e ndalesës njoftimi nga agresioniKadastral shumë zyrtare shumë mirë e shfrytëzuar si prokuroria dhe bëri ndalesë të padrejtë në gjykatën të cilët po zhvillohet procedura edhe FetiTunezliuështë në kallëzim penal që po zhvillohet ndaj dy do të thotë një procedurë kur e kemi pronarët sidomos unë si përfaqësueses dhe avokati Sokol Dobruna për tri kallëzime penale një 2012 nje  kundër IlazBeqirit prokurorit  i rastit që vetvetiu  e ka qitur njoftimin për ta bllokuar tjetërsimin  pronave, prandaj nuk është për tjetërsim për pronarët por shit blerje , një pronë që faktikisht gjithmonë është quajtur është Nora Kelmendi drejtoresh a është apo s’është aktualisht edhe është një tek prokurori i rastit që është duke u zhvilluar proceduara në Gjilan  kundër këtyre publikisht të rastit të Gjilan  që të merr masa me të shpejta sepse të gjitha raste po marrin me shumë se sa një vit nganjëherë po e teprohen gjërat sidomos të vijnë e ta na shohin si janë 80 familje është tmerr të humbash me miliona të sakrifikosh diçka që është e jotja zyrtare nga klanet dhe mund ta quaj lirisht mafia se ka të përzierë politikanët, pushtetarë dhe komandantë”, thotëBashota.

E për këto kallëzime penale që Bashota ka ushtruar, që i posedon InDoks, Prokuroria ka nisur tashmë hetimet. “Kjo çështje, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, është pranuar më 18.05.2017. Prokurori i çështjes, bazuar në dispozitat ligjore ka ndërmarrë veprime hetimore, kundër të dyshuarit I.B. Në këtë drejtim janë intervistuar ushtruesi i kallëzimit penal A.B, i dyshuari I.B, dhe dëshmitarë të tjerë, në mënyrë që të përcaktohen veprimet e mëtutjeshme hetimore”, thuhet në përgjigjet e Prokurorisë ëprInDoks.

InDoks ka tentuar që ta intervistoj prokurorin IlazBeqiri, por i njëjti nuk është pajtuar që të dalë para kamerës që të flas për këtë rast.

Bashota në vitin 2009 kishte bërë edh enjë denoncim tjetër kundër shumë personave për të cilët thotë në letrën e tij në Prokurori se është detyruar ai vetë që të ju japë mijëra euro ryshfete për të kryer punë në lidhje me tokën tashmë të kontestuar. (Pamje nga letra e denoncimit).

Një gjykim pa epilog

Përfaqësuesi i shtetit në këtë betejë mafioze për një tokë të shtrenjtë pretendon që nuk njihet me palët në proces, por a është kjo krejt e vërteta?

“Me sa e di unë nuk jam takuar me asnjërin nga palët. Ndoshta ka qenë në zyre ndonjëri nga ta për të kërkuar takim, sepse ne takohemi me palët, por nuk më kujtohet se ka pasur diçka”, deklaroi në GjykatëArben Hasi, përfaqësues i AKP-së.

AKP-ja duhet të pres edhe gjatë për ti njohur palët. Ndoshta edhe për ta marrë nën kontroll këtë tokë.

“Po me vetë faktin që gjykata pothuajse  cakton seanca gjyqësore çdo muaj dhe jo më rrallë në bazë të asaj të rëndësi numrin e dëshmitareve të thirrur sigurisht që është i pa mundshme që të përfundoj dhe nëse vazhdon me avazin e njëjtë që seancat të caktohen çdo një muaj apo dy muaj mund të presim që edhe viti 2019 të trajtohet ky rast nga kjo gjykatë”, thotëEhatMiftarajnga “Betimi për Drejtësi”.

E AKP-ja dhe shteti i Kosovës që s’po e merr kurrqysh nën kontroll këtë tokë, ka para vetës një rast fortë të komplikuar. Kështu së paku e shpjegon avokati Skënder Musa.

“Çështja është e ngrirë deri të zgjidhet çështja e gjyqësorit, klienti i im ka një kontratë dhe momenti që do të vendoset për ketë do  ta kompensojë në tërësi, kush do të mbete t.. sigurt që prona ëhë publike nën menaxhimin e AKP-së dhe është mbajtur edhenjë proces gjyqësor me një serb  i cili është shpallur i pafajshëm për shkak ka qenë i akuzuar për falsifikim të kontratave dhe ndërkaq falsifikimin e ka bërë vet z.Bashota  me grupin e tij kriminal duke marrë në aktgjykim që ka qenë duke punuar në Gjykatën e Prishtinës numrin e tij dhe shenjën juridike që i themi ne data dhe përmbajtja ka qenë kinse behët fjalë për tokë, vet serbi i cili ka qenë i akuzuar ka pretenduar se pas luftës familjes së tij së bashku me djemtë dhe axhallarëve dhe vajzës së tyre ju kanë marrë 83 ari tokë në asnjëherë 11 hektarë kështu që gjithçka është e qartë për procesin gjyqësor dhe përpjekja e z. Bashota që edhe përmes gazetave dhe mjeteve elektronike dhe të shkruar kinse është toka e tij e ka një qellim, qëllimi i vetëm i tij është të ndikojë ne procesin gjyqësor”, thotëMusa.

Në fakt, në procesin gjyqësor, që është me shumë komplikime, familja serbe ishte përfshirë në disa episodet më të rëndësishme të procesit. Edhe pse AbrenBashota pretendon se e ka blerë këtë pronë mbi 10 hektarëshe nga Marko Mitroviq, familjarët e tij e kanë mohuar këtë gjë në gjyq.

Dragani, i biri i të ndjerit Marko Mitroviq, ka thënë se babai i tij, nuk i kishte dhënë autorizim askujt e as të akuzuarit Arben Bashota, që të shesë pronën prej 10 hektarësh, megjithatë në Gjyq kishte thënë se tashmë i ndjeri Mitroviq, me anë të gjashtë kontratave të shitblerjes ia kishte shitur pronën kontestuese XhavitBashotës, ShemsijeBashotës, SmajlMehmetit, XhyleMarajt, VioletaAhmetit dhe Myzafer Maliqit.

“Arben Bashota për herë të parë ka ardhur në shtëpinë time kur ka filluar procesi, kanë ardhur edhe një person i quajtur Nasuf, tjetri Shaban dhe disa të tjerë, e kanë sjellë një avokat me emër Skender Dumani dhe i kanë thënë babit se do t’ia kthejnë tokën në mënyrë legale, por duhet të heqësh dorë të thuash se nuk është toka ime”, tha dëshmitari.

Ai ne gjykatë është tërhequr nga akuzat fillestare se Bashota i kishte shkuar babait të tij që me vetëdijet ti prezantonte dokumente te falsifikuara.

“Kam një përmirësim, unë nuk kam thënë se Bashota i ka thënë babait se unë e kam bërë, por i ka thënë se kjo tokë është e jotja dhe e imja, dhe se ama autorizimin unë ti jap 50 mijë euro, por babai i ka thënë se as për 1 milion euro nuk ta jap autorizimin, sepse jam në proces gjyqësor. Babai e ka përzënë nga shtëpia dhe i ka thënë s’më duhen paret tua dil nga oborri” kishte thënë dëshmitari.

E ky dëshmitarë në vend që të sqaronte e ngatërron edhe më shumë historinë.

Ai nën betim para Gjyqit thotë se veç 83 ari të kësaj prone, i takonin babait të tij dhe familjarëve tjerë, por tha se nuk ishte në dijeni se sa pronarë kishin qenë. Pastaj kishte deklaruar se prona nuk i ishte shitur askujt dhe se për të njëjtën nuk kishin marrë asnjëherë asnjë cent nga askush.

Dëshmitari ishte deklaruar se nuk ishte në dijeni se ndaj babai të tij, Marko Mitroviqit në vitin 2006 ishte zhvilluar procedurë penale për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë dhe se ishte liruar nga akuza.

Për ngastrën kadastrale, e cila gjendet në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, tha se babai i tij së bashku me disa të afërt që nga viti 1990 kishin filluar të punonin atë tokë, për të cilën derisa ata kishin qenë duke e punuar, kishin ardhur Kombinati Bujqësor Industrial (KBI) për t’i larguar nga aty, dhe më pas nga policia ishin njoftuar se mund të vazhdonin ta punonin tokën, mirëpo duhet ta paraqesin rastin në gjykatë. Ai tha se e njëjta tokë ishte nacionalizuar pas luftës së dytë botërore, dhe pastaj e kishte marrë kombinati “Dobreva”, të cilën pronë tha se asnjëherë nuk kishin tentuar që ta kthejnë në pronësi të tyre.

Por, për njërin nga personazhet e këtij dokumentari, Arben Bashotën krejt situata ishte e pastër, që prona i takonte Marko Mitroviq, por atë transaksion për të cilin thotë se ka investuar afro 3 milionë euro, e ngatërruan qëllimshëm zyrtarët e ndërmarrjes shoqërore “Bujqësia”.

“20 mars me 19/3 kemi blerë është vërtetuar është nënshkruar kontrata para zyrtarit dhe ish pronarit dhe blerësit që sigurohej me kontratë me 20 kemi bërë komplet sipas drejtës për përkthim në kadastër nëse nuk me kujtohet dokumentin e kam edhe këtu tani për momentin , menjëherë ka reaguar organizata “Bujqësia” me drejtor Zeqë Krasniqi ka bërë një shkresë se gjëja mos të behët asnjë veprim në procedurë në kadastër pasi supozohet se është në pronësi që serbit faktikisht ish pronari ka falsifikuar në raport të fitimit të pronësisë po këto, sa ka zgjatur, po tash brenda 5 ditëve do të thotë 19 nese s’gaboj 25-26 ky ka qenë fillimi dëgjo nëse e quajmë nesh futem në kronologji janë dy pista,  bllokimi për shfrytëzim nga ne si pronar dhe komplet dhe angazhimi i pengesave nga ana institucionale”, thotëArben Bashota.

Në këtë histori më vonë do të përfshihej edhe Agjencia Kadastrave e Kosovës që do të bënte një vlerësim që do ti shkonte përshtati grupit të Bashotës. Ky vlerësim i datës 13 prill 2012 kishte shkuar përmes MuratMehës, i bërë i famshëm në kohën kur po demarkohej kufiri me Malin e Zi, udhëzonte Komunën e Prishtinës që kontratat për shit-blerje mes Marko Mitrovic e grupit të Bashotës ti bënte valide, dhe siç thuhet “ të bëjë themelimin e regjistrimit të drejtave pronësore”. Sot ai ka një shpjegim për këtë letër që e posedon InDoks.

“Nëvitin 2012 është dhënë vetëm një Konstatim Profesional (qe nuk është obligativ por vetëm informim lidhur me kërkesën), por as me ketë nuk jam marr”, thotë në njëpërgjigje me e-mail për InDoks Meha.

Aktualisht letra në favor të tyre kanë së paku tri grupe: Me një vendim të Gjykatës mbi këtë pronë  e ka pronësi grupi i Bashotës që deklaron se e ka blerë nga serbi tashmë i ndjer, Marko Mitroviq. Edhe AKP-ja përmes padive kundër këtij vendimi, të cilin e ka zbatuar Komuna e Prishtinës, pretendon që ka pronësi mbi këtë tokë që thotë se është e ndërmarrjes shoqërore ‘Bujqësia”. Edhe MuratTërnava thotë se e ka me qira nga kjo ndërmarrje pronën në fjalë.  Ku në skenë hyn edhe Ismet Osmani-Curri.

Historia e këtij konflikti afro 15 vjeçare është e zezë. E përgjakshme. Më së shumti, e komplikuar. Deri në një vendim final për ta sqaruar këtë pështjellim duhet të kalojnë edhe shumë muaj. E ndoshta edhe vite. Por përtej kësaj, një gjë është e sigurt: kjo nuk është historia e vetme e manipulimit me prona në këtë shkallë në Kosovë. Dhe InDoks do të ndjek dhe histori të tjera ku krimi dhe mafia përplasen për prona.

Shikojeni këtu dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”

Pjesa e parë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa I)Dokumentar ky i prodhuar nga Insajderi

Posted by InDoks on Monday, 15 October 2018

Pjesa e dytë

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)

InDoks | Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë (Pjesa II)Detaje ekskluzive nga dokumentet e Prokurorisë kundër grupit të Arben Bashotës.Mësoni si tentuan të ndikohen gjyqtarët e si u kërcënuan dëshmitarët, e si u përfshinë në këtë betejë për këtë tokë një familje serbe dhe se si u falsifikuan një sreri dokumentesh nga grupi i Bashotës e Baksit, i vrarë nga Gani Geci. #InDoks, prodhim i Insajderit me autor Visar Duriqi

Posted by InDoks on Wednesday, 24 October 2018