
Justin Doellman, basketbollisti amerikan me pasaportë të Kosovës, është kritikuar për paraqitjet e dobëta me Barcelonën këtë edicion.
Basketbollisti që ka kontratë edhe dy vjet me përfaqësuesen e Kosovës, ka marrë kritika nga gazeta sportive spanjolle Sport. Në një shkrim të publikuar nga kjo gazetë të hënën, kritikohet edhe klubi katalanas që ia zgjati kontratën kosovarit të neutralizuar.
“‘Captain America’ është një lojtar me një talent të pamohueshëm. Klasi dhe pikët që shënon e karakterizojnë, por ai hapi i madh që kërkohej kur Barcelona nënshkroi për një lojtar “të madh” nuk ka ndodhur. Rinovimi i kontratës së tij gjatë verës së kaluar ishte pa dyshim një gabim dhe ai nuk duhet të vazhdojë sezonin e ardhshëm”, shkruan Sport.es, derisa vazhdon të drejtojë kritika të ashpra ndaj Doellman.
Për Doellman ka pasur një interesim të ish-skuadrës së tij Valencia, dhe një largim i mundshëm nga Barcelona nuk përjashtohet. /Insajderi.com