Basri Ibrahimi, kryeshef i ri i Trepçës

Basri Ibrahimi, kryeshef i ri i Trepçës

Bordi Mbikëqyrës i Trepça sh. a. ka zgjedhur sot për Kryeshef Ekzekutiv të “Trepça sh.a, Basri Ibrahimi.

Sipas njoftimit, zgjedhja e Kryeshefit Ekzekutiv është bërë në bazë të legjislacionit në fuqi nga Bordi Mbikëqyrës i Trepça sh. a. përmes një procesi të hapur dhe transparent të konkurimit pas përfundimit të procesit të seleksionimit dhe intervistimit.

Ndërsa për pozitën e Sekretarit Korporativ të Trepça sh.a. Bordi Mbikëqyrës ka zgjedhur Afrim Haxhiun.

“Të dy kandidatët morën besimin e plotë të gjithë anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës. Bordi Mbikëqyrës i Trepça sh.a. falenderon të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepca sh.a. dhe Sekretarit Korporativ.

Ky proces, përsëri e solli në vëmendje rëndësinë që ka Trepça për qytetarët e Kosovës, gjë që u dëshmua me konkurencën profesionale që ka pasur në këto dy konkurse”, thuhet në njoftimin për media.