Bastiset shtëpia e të dyshuarit për vrasjen e 24-vjeçarit në Mitrovicë

Bastiset shtëpia e të dyshuarit për vrasjen e 24-vjeçarit në Mitrovicë

I dyshuari për vrasjen e Ermal Kamberajt, është ende në arrati. Kështu thotë policia e rajonit të Mitrovicës.

Arton Bajrami nga Shipoli i Mitrovicës është i dyshuari për vrasjen e Ermalit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Insajderin se janë intensifikuar hetimet në këtë rast.

Ai ka bërë të ditur se dje është bastisur shtëpia e të dyshuarit.

“Policia ka intensifikuar hetimet. Personi i dyshuar ende gjendet në arrati. Dje pasdite është bastisur shtëpia e të dyshuarit. Ekipet tona janë duke e kërkuar”, ka thënë Avni Zahiti për Insajderin.

Gjatë mbrëmjes të së premtes Ermal Kamberaj, menaxher i kafenesë ‘Chek In’ në Mitrovicë, është qëlluar me tre plumba derisa ishte në vendin e tij të punës. 24-vjeçi ka ndërruar jetë në QKUK. Ndërkohë që trupi i tij është varrosur gjatë ditës së shtunë.