Bastoret tregojnë favoritin e ndeshjes Çeki – Kosovë

Bastoret tregojnë favoritin e ndeshjes Çeki – Kosovë

Republika e Çekisë është favorite e dukshme për të fituar kundër Kosovën sonte në ndeshjen e parafundit kualifikuese, duke e ditur se triumfi e dërgon në Kampionatin Evropian të 2020-es, sipas bastoreve më të mëdha botërore.

Kosova është mysafire e Çekisë në Doosan Arena sonte në orën 20:45, në një ndeshje vendimtare për fatin e të dy kombëtareve në këtë fushatë kualifikuese për Euro 2020.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Bet365, e sheh Çekinë si favorite të madhe pasi i ka vënë kuotën 1.66 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Kosovës i vë kuotë shumë të lartë, 5.75. Barazimi vlerësohet me kuotën 3.4.

Kështu e parashikojnë Bet365 dhe disa shtëpi të tjera të basteve ndeshjen Çeki-Kosovë

Shtëpitë e basteve e shohim motivin e madh të çekëve për të fituar, duke ditur se triumfi ua siguron pjesëmarrjen në Evropian, fitoren e tyre kundër Anglisë në ndeshjen e kaluar dhe faktin se ndeshja do të luhet në terrenin e tyre, si arsyet kryesore për fitoren e tyre të mundshme ndaj Kosovës.

Por, edhe Kosova do të jetë tejet e motivuar për të fituar në mënyrë që të mbetet në garë për t’u kualifikuar në ndeshjen e fundit kundër Anglisë të dielën në Prishtinë.

Kosova është duke marrë pjesë në kualifikime për Evropian për herë të parë në histori të ekipit të vet të ri kombëtar.