Batatina: Jam i lumtur që po i shërbejë Kosovës, këtë e kam bërë Bekim Shotani

Batatina: Jam i lumtur që po i shërbejë Kosovës, këtë e kam bërë Bekim Shotani

Drejtori ekzekutiv i Llapit, Tahir Batatina, e ka komentuar formën e sulmuesit Festim Alidema i cili po shkëlqen me skuadrën nga ‘Zahir Pajaziti’, raporton Insporti.com.

Alidema po shkëlqen me këtë kampionat me golat e realizuara te Llapi.Ai së fundmi realizoi euro-gol ndaj Trepçës ’89 në barazimin që Llapi e arriti në Mitrovicë me shifrat 1:1.

Batatina thotë se është shumë i lumtur që ia ka sjell Përfaqësueses së Kosovës U-21 edhe një tjetër talent pas Mirlind Dakut. “Kur e kam sjell Festim Alidemën në ekip, kam besuar se ai do ta zëvendësojë Mirlind Dakun. Kam pasur shumë besim në aftësitë e tij si futbollist. Jam i lumtur pasi që i kam sjell Përfaqësueses së Kosovës edhe një tjetër futbollist pas Mirlind Dakut”, ka thënë Tahir Batatina në një prononcim për Emisionin Arena në ‘Tribuna Channel’.

Llapi këtë edicion e ka nisur me trajnerin Bylbyl Sokoli i cili u shkarkua nga kryesia e klubit, një ndeshje e drejtoi Fadil Ademi kurse së fundmi drejtimin e ekipit e ka marrë trajneri Bekim Shotani. “Llapit i është duhur një trajner si Bekimi, ai menjëherë ka kthyer atmosferën në skuadër, ai do ta ketë përkrahjen e kryesisë dhe gjithë qytetarëve të Podujevës”, deklaroi ndër të tjera Tahir Batatina. /Insporti.com/