Artikull i sponsorizuar

Bau Market vazhdon trajnimin profesional të shitjes për stafin e tij

Bau Market vazhdon trajnimin profesional të shitjes për stafin e tij

Po vazhdon moduli i dytë, nga gjithsej 18 module, në trajnimin profesional “Bazat e suksesit në shitje”, që është i pari i këtij lloji në Kosovë.

Ky trajnim synon përgatitjen metodike të personelit shitës, duke nisur prej parimeve themelore të shitjes deri te strategjitë dhe teknikat më të avancuara, të zhvilluara nga ekspertë eminentë ndërkombëtarë të kësaj fushe dhe të provuara në të gjitha format e shitjes. Trajnimi, i udhëhequr nga Masar Pllana,organizohet nga kompania AFAM Group dhe ka për qëllim avancimin profesional të stafit të Bau Market.

Nëpërmjet trajnimeve të këtilla, Bau Market synon të ushtrojë një ndikim domethënës në konceptimin e shitjes nga ana e personelit, të sjellë rezultate në suksesin profesional të personelit dhe, rrjedhimisht, të ndikojë në ekonominë e kompanive ku ata punojnë.
Krahas vlerës edukuese në rrafshin e shitjes, me këtë përgatitje kompania njëherësh përfiton në masë të madhe edhe në shtimin e kualitetit të kujdesit ndaj klientëve, sidomos kur kihet parasysh theksimi i përgjegjësisë sociale si komponentë e shitjes.