Artikull i sponsorizuar

Baxhaku premton subvencione për banorët e Krushës së Vogël

Baxhaku premton subvencione për banorët e Krushës së Vogël

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku, ka vizituar disa familje, ne fshatin Krushë e Vogël, i njohur si fshati më i prekur nga lufta.

Ai në bisedë me kryefamiljarë ka premtuar se qeverisja e tij do ti ketë prioritet familjet krushiane, në veçanti ato ku gratë janë kryefamiljare.

‘Krushës së Vogël, ja kemi borxh përkujdesjen dhe mbështetjen tonë. Unë do ti mbështes me subvencione bujqit, blegtorët dhe iniciativat biznesore. Për të rinjtë e Krushës së Vogël do të krijojmë mundësi punësimi dhe do të ndihmojmë familjet në nevojë.

Krusha e Vogel, jo vetëm që është lënë pas dore nga pushteti i deritashëm, por kanë abuzuar edhe me subvencionet dhe ndihmat që u janë dedikuar Krushjanëve, bujqëve dhe blegtorëve të fshatrave, ka thënë Baxhaku.